LAJMI I FUNDIT:

Hajnat vjedhin 60 euro në një xhami në Gjilan

Hajnat vjedhin 60 euro në një xhami në Gjilan
Foto: Ilustrim

Imami i një xhamie ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në objektin e xhamisë dhe kanë vjedhur 60 euro nga kasaforta metalike, të cilat ishin të destinuara për ndihma ndaj personave në nevojë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:30 në rrugën “Adem Jashari”, në Gjilan.


“Ankuesi mashkull kosovar, imam i xhamisë,  ka raportuar se persona deri tash të panjohur kanë hyrë në objektin e xhamisë dhe kanë hapur me forcë kasafortën metalike,  kanë vjedhur të holla në vlerë 60 euro të cilat kanë qenë të destinuara për ndihma për persona me nevoja”, thuhet në raport. /Telegrafi/