Kryesuesi i Këshillit Prokurial të Kosovës, Arian Hajdaraj, në një konferencë për media ka thënë se asnjë anëtarë i KPK-së, nuk është kërcënuar.

Ky dekarim i tij erdhi pas sipas tij, presidentja e vendit ka deklaruar se anëtarët e KPK-së, janë kërcënuar, transmeton Telegrafi.


“Ne ritheksojmë se asnjë nuk është kërcënuar, dhe se presidentja mund të jetë keqinformuar. Bëjmë thirrje presidentes, qeverisë dhe çdo institucioni tjetër të mos ndërhyjnë në punën e sistemit prokurorial, dhe të respektojnë pavarësinë institucionale dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre në funksionimin e Këshillit", tha ai para mediave.

Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e tij nga pozita e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka paditur këtë institucion duke kërkuar anulimin e vendimit.

Lidhur me këto zhvillime brenda KPK-së, sot ka mbajtur konferencë, kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Arian Hajdaraj.

Ai tha se vendimi për shkarkimin e Kelmendi erdhi pas takimit të 20 nëntorit, ku sipas tij Kelmendi dhe katër anëtarë të tjerë e lëshuan mbledhjen “në mënyrë të kundërligjshme dhe e pamundësuan shqyrtimin e raportit zgjedhor për zgjedhjen e prokurorit në Prokurorinë Themelore”. /Telegrafi/