Hailey Bieber nuk bën Botox, por disa metoda ‘natyrale’ për të arritur elastitecin në fytyrë

Hailey Bieber njihet për lëkurën e saj të pastër, me shkëlqim dhe pamje të freskët. Por të arrish këtë pamje kërkon shumë kujdes dhe përkushtim ndaj lëkurës.
Së fundmi, Hailey iu përgjigj thashethemeve për përdorimin e Botox-it dhe operacioneve estetike, duke treguar hapur çfarë bën në të vërtetë për të ruajtur lëkurën e saj.
Në një intervistë për podcastin “In Your Dreams” me Owen Thiele, më 24 tetor, ajo foli me detaje për rutinën dhe trajtimet e saj të bukurisë. Kur Thiele e pyeti për kujdesin ndaj lëkurës, Hailey u përgjigj se është “shumë e rregullt” me rutinën e saj ditore.
Ajo përdor kryesisht produktet e markës së saj Rhode, por edhe produkte të njohura dermatologjike si Avène, BeautyStat, EltaMD, Cosrx dhe Naturium.
Çfarë trajtimesh bën Hailey?
Hailey tha se ende nuk përdor Botox, por ka provuar disa trajtime me gjilpëra si PRP (Plasma e Pasur me Trombocite) dhe PRF (Fibrinë e Pasur me Trombocite).
Ajo shpjegoi:
“Të marrin pak gjak nga krahu dhe e rrotullojnë në një pajisje. Më pëlqen shumë ta kombinoj PRP me ‘microneedling’. Kam folur shpesh për këtë”.
Për PRF, shtoi:
“Quhet EZ Gel. E ngrohin gjakun, pastaj e ftohin, derisa bëhet si xhel, dhe pastaj e injektojnë. E kam bërë dhe më ka pëlqyer shumë”.
Hailey tha se ka injektuar PRF tek vijat e buzëqeshjes dhe nën sy.
Siç thekson ajo, për shkak se kjo lëndë vjen nga trupi i vetë personit, ajo ndjehet e sigurt ta përdorë. Përveç kësaj, ajo bën trajtime të lehta me lazer disa herë në vit.
Në ngjarjen Vogue World 2025 Hollywood, Hailey u pa me lëkurë të freskët dhe natyrale, me pak “Rhode blush”, buzë në ton natyral, llajner të hollë dhe maskarë delikate.
Por çka saktësisht janë metodat PRP dhe PRF?
Ashtu siç i përshkruan Hailey, PRP dhe PRF janë trajtime që përdorin qelizat e gjakut të vetë personit për të rigjeneruar indet, për të rritur prodhimin e kolagjenit dhe për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës.
Ato janë shumë të njohura edhe tek personazhe të tjerë si Kim Kardashian, e cila e bëri të famshëm “vampire facial” — trajtimin me gjak që ndihmon rigjenerimin e lëkurës.
Qëndrimi i saj për Botox-in
Hailey tha qartë:
“Nuk kam Botox, përveçse në nofull për çrregullim të artikulacionit të nofullës (TMJ), por nuk kam asnjë në fytyrë. I kam premtuar vetes që nuk do të bëj Botox deri në të 30-at. Kur të arrij aty, do të shoh nëse dua ta bëj apo jo”.
TMJ (çrregullimi i artikulacionit të nofullës) është një problem që prek nyjën e nofullës dhe muskujt përreth. Është më i zakonshëm tek gratë midis moshës 20 dhe 40 vjeç dhe shkakton dhimbje në nofull, fytyrë dhe qafë, ngurtësi ose tinguj klikimi gjatë lëvizjes.
Trajtimet zakonisht përfshijnë fizioterapi dhe mbajtjen e mbrojtëses dentare, por Botox po përdoret gjithashtu për të ulur tensionin e muskujve dhe dhimbjet.
Edhe pse jep rezultate të mira, Botox nuk është ende i miratuar zyrtarisht nga FDA-ja (agjencia për miratimin e barnave) për trajtimin e këtij çrregullimi.
Hailey shtoi se ndoshta do të ndjekë shembullin e nënës së saj, Kennya Baldwin, e cila nuk përdor Botox fare.
“Nëna ime nuk bën asgjë për lëkurën dhe duket e mrekullueshme”, tha ajo me humor.
Rutina minimale për lëkurë të ndjeshme
Hailey ka folur edhe për përvojën e saj me ‘’dermatitin perioral’’, një gjendje që shkakton skuqje, thatësi dhe njolla të kuqe rreth gojës.
Rutinën e saj e përshkruan shumë të thjeshtë:
Lan fytyrën me ujë;
Përdor acid azelaik me recetë;
Acid hipokloroz (që vret bakteret në mënyrë të butë);
Klindamicinë (antibiotik për ndalimin e baktereve);
Dhe më pas aplikon Rhode Glazing Milk;
Sipas dermatologes Dr. Mary L. Stevenson nga “NYU Langone Health”, dermatiti perioral duket si akne, por është një gjendje e veçantë që shkakton skuqje, thatësi dhe kruarje.

















































