LAJMI I FUNDIT:

Hahn i kërkon Thaçit dhe Haradinajt vazhdimin e dialogut, sa më shpejt që është e mundur

Hahn i kërkon Thaçit dhe Haradinajt vazhdimin e dialogut, sa më shpejt që është e mundur

Komisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn gjatë konferencës për Siguri në Mynih, është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeministrin, Ramush Haradinaj, dhe zëvendëskryeministrin, Behgjet Pacollin.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Hahn ka shkruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të vazhdojë në mënyrë urgjente.

Hahn ka thënë se duhet të ketë një zgjidhje praktike mes Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Telegrafi.


Haradinaj takon Hahnin: Njohja reciproke, parakusht për heqjen e taksës ndaj Serbisë
Lexo po ashtu Haradinaj takon Hahnin: Njohja reciproke, parakusht për heqjen e taksës ndaj Serbisë

“Bisedë e mirë me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Behgjet Pacollin. Unë përsërita urgjencën për të vazhduar dialogun Kosovë-Serbi të kryesuar nga Federica Mogherini. Për ta mundësuar këtë, kam përsëritur ofertën time të nderuar mbi një zgjidhje të shpejtë, dhe praktike ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Hahn.

Për takimin me komisionerin e BE-së, ka shkruar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se taksa e vendosur ndaj Serbisë hiqet, vetëm nëse ka njohje reciproke ndërmjet dy shteteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka e gjeti KQZ-në?

Çka e gjeti KQZ-në?

Lajme
KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora

KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora

Lajme
​Kapen artefakte e monedha romake, arrestohet një person në Gjilan

​Kapen artefakte e monedha romake, arrestohet një person në Gjilan

Kronika e Zezë
​Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”

​Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
GJKKO e la në burg, reagon sërish Veliaj: Dje kam zbuluar një skandal të rëndë në sallën e gjyqit

GJKKO e la në burg, reagon sërish Veliaj: Dje kam zbuluar një skandal të rëndë në sallën e gjyqit

Lajme
Kalo në kategori