LAJMI I FUNDIT:

‘Hack the Crisis Kosova’ – gara online për sfidat e COVID-19

‘Hack the Crisis Kosova’ – gara online për sfidat e COVID-19

Pandemia globale që ka prekur secilin prej nesh, ka krijuar një gjendje të jashtëzakonshme, e cila kërkon reagim të jashtëzakonshëm. E frymëzuar nga nismat në Finlandë, Estoni dhe Lituani, “Hack the Crisis Kosova” me organizim të Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe partnerëve, synon të mbledh qytetarë nga e mbarë bota, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve digjitale karshi sfidave të shkaktuara nga virusi COVID-19.

Nëpërmjet thirrjes publike, Innovation Centre Kosovo fton qytetarët e Republikës së Kosovës, diasporën, komunitetin e biznesit, institucionet, donatorët, eskpertët e fushave të ndryshme, e studentët, që të bëhen bashkë për të përballuar dhe lehtë një ndër sfidat më serioze të dekadave të fundit.

“Është gjendje kritike, prandaj si popull dhe shoqëri e kemi për obligim kontributin që do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve, familjeve, bizneseve dhe shtetit. Pa marr parasysh profesionin, ne si ICK ftojmë gjithsecilin që të bëhet pjesë e lëvizjes Hack the Crisis Kosova, duke dhuruar kohë, dije e shkathtësi për të mirën e përgjithshme” deklaroi z. Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK-së.


Edicioni i parë i “Hack the Crisis” do të përqendrohet në gjashtë (6) kategori:

1) Shëndetësia dhe Emergjencat;
2) Gjendja Sociale dhe Psikologjike;
3) Edukimi;
4) Ekonomia dhe e ardhmja e bizneseve;
5) Qeverisja; dhe
6) Tjetër: shpik sfidën tënde 

Aktiviteti do të bahet online, prej 2-4 Prill, 2020, dhe të gjithë të interesuarit për tu regjistruar si pjesëmarrës (me ekip), mentor apo mbështetës, duhet të klikojnë në KËTË link. Të gjithë aplikuesit do të kontaktohen dhe njoftohen me hapat e mëtutjeshëm.

Hack the Crisis Kosova” është një nismë e komunitetit nga sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Innovation Centre Kosovo, sektori i biznesit dhe mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Prishtine, GIZ Kosova, Ambasada e Norvegjisë, Zyra e BE në Kosovë.

*Organizatorët janë duke punuar vazhdimisht në popullimin e faqes me informata të reja, përfshirë të dhënat për aktivitetin, mentorët, mbështetësit dhe ecurinë e garës.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori