LAJMI I FUNDIT:

Haaland shpjegon reagimin e tij në fytyrën e portierit të Sevillas dhe gjithë atë që ndodhi në rastin e penalltisë

Haaland shpjegon reagimin e tij në fytyrën e portierit të Sevillas dhe gjithë atë që ndodhi në rastin e penalltisë
(Foto: Twitter/Screenshot/EvenKarpuz)

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ka treguar arsyen pse i bërtiti në fytyrë portierit të Sevillas pas penalltisë së shënuar, gjë që nxiti reagimin e lojtarëve të skuadrës spanjolle.

Norvegjezi i shënoi të dy golat e ekipit gjerman në barazimin prej 2-2 duke siguruar kualifikimin e BVB-së në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Për më shumë, ai vuri dy rekorde: U bë lojtari që më së shpejti shënon 20 gola në këtë garë (për 14 ndeshje) dhe lojtari më i ri që shënonte në gjashtë ndeshje radhazi.


https://twitter.com/EvenKarpuz/status/1369398859449962503

Në golin e tij të dytë nuk munguan kundërthëniet. Bono e priti goditjen e parë të Haaland nga pika e bardhë dhe reagoi duke bërtitur drejt tij.

‘Hakmarrje’ brenda sekondash: I thumbuar nga portieri i Sevillës që huqi penalltinë në herën e parë  - Haaland iu rikthye Bonos kur shënoi herën e dytë
Lexo po ashtu ‘Hakmarrje’ brenda sekondash: I thumbuar nga portieri i Sevillës që huqi penalltinë në herën e parë  - Haaland iu rikthye Bonos kur shënoi herën e dytë

Porse, gjyqtari vendosi se portieri e kishte kaluar vijën dhe penalltia u riekzekutua, kësaj radhe topi përfundoi në rrjetë, ndërsa sulmuesi i ri ia ktheu me të njëjtën monedhë.

https://twitter.com/CF_Comps/status/1369404365245710350

“Ai ishte shumë larg (nga vija e tij). Po të qëndronte në vijën e tij, do ta kisha shënuar të parën – dhe pikërisht kjo ndodhi në ekzekutimin e dytë”.

“Unë huqa dhe ai mashtroi. Pastaj, e ekzekutova sërish dhe shënova kur ai nuk mashtroi. Kur më bërtiste në fytyrë pas ekzekutimit të parë, mendoja me vete: ‘Do të jetë akoma më bukur që ta shënoj edhe një gol tjetër’ – dhe pikërisht ajo ndodhi, prandaj ishte gjë e bukur”, u ka thënë Haaland gazetarëve.

Kur është pyetur se çfarë i ka thënë saktësisht Bonos, ai është përgjigjur: “Nuk dua ta tregoj. Nuk e di se çfarë kuptimi ka, por ia thash atë që ai ma tha pasi e huqa të parën. Ndoshta është karma në këtë botë”. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter)

Në trend Sport

Më shumë
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Premier League
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Sergio Ramos zgjedh lojtarët e tij të preferuar që luajnë aktualisht te Real Madridi

Sergio Ramos zgjedh lojtarët e tij të preferuar që luajnë aktualisht te Real Madridi

La Liga
Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bundesliga
Kalo në kategori