Haaland nënshkroi një kontratë historike – ai thotë se mendoi për gjyqin që mund të sjellë një dënim të madh për klubin

Një nga sulmuesit më të mirë të ditës së sotme, Erling Haaland, javën e kaluar nënshkroi kontratën më të madhe në historinë e futbollit anglez, ndërsa tani e ka pranuar se as që e ka menduar “gjyqin e shekullit” në futboll që po zhvillohet aktualisht për klubin ku ai luan, Manchester Cityn.
Si një rrufe në qiell, javën e kaluar bëri jehonë lajmi se sulmuesi i njohur norvegjez nënshkroi kontratë për 9 vite e gjysmë me Manchester Cityn.
Përveç faktit se kohëzgjatja e kontratës është krejtësisht e pabesueshme, Haaland do të marrë pagën më të lartë në historinë e futbollit anglez.
Mediat angleze zbulojnë se ai do të fitojë 590 mijë euro, shifër kjo që nuk është parë kurrë në Ligën Premier.
Nga detajet që dihen zyrtarisht, theksohet se Haaland do të ketë një klauzolë në kontratë, por aktive vetëm nga viti 2029, për të gjitha klubet që duan ta blejnë. Shifra do të jetë jashtëzakonisht e lartë.
Me këtë rast, Haaland është pyetur nëse gjatë nënshkrimit të kontratës ka menduar për 115 pikat e aktakuzës në gjykimin që po vazhdon kundër Manchester Cityt.
Akuzat në “gjyqin e futbollit të shekullit” i referohen shkeljeve të rregullave të Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve, ku Manchester City përballet me zbritje pikësh, ndëshkime financiare, konfiskim trofesh, ndalime të blerjes së lojtarëve dhe madje edhe përjashtim nga liga.
Megjithatë, Haaland thotë se nuk e ka menduar këtë, por se beson në atë që po bëjnë në klub. Gazetari i ka bërë një pyetje krejtësisht logjike, pasi zgjatja e kontratës për aq gjatë me klubin e rrezikuar nga dënimet, nuk do të bëhej nga të gjithë lojtarët.
“Jo, as që e kam menduar kur nënshkrova kontratën. Jam i bindur se klubi e di se çfarë po bën dhe në fund, nuk duhet të flas shumë për këtë,” deklaroi Haaland përpara ndeshjes së sonte kundër Paris Saint Germain.
Seanca dëgjimore e Manchester Cityt ka përfunduar dhe vendimi përfundimtar pritet në fund të marsit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Dorëzohet në polici motra e Besar Nimanit

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës