"Haaland mund të rivalizojë Ronaldon dhe Messin për gola" - por Guardiola e sheh argjentinasin si sulmuesin më të kompletuar ndonjëherë

Shifrat e golave të Erling Haaland janë të "frikshme", sipas trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, dhe sulmuesi norvegjez mund të sfidojë standardet e vendosura nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Haaland shënoi het-trikun e 10-të në karrierën e tij në Man City në fitoren 4-1 ndaj Ipswich Town të shtunën. Ai tani ka shënuar 94 gola në 101 ndeshje në të gjitha garat që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund në vitin 2022 dhe 67 gola në 68 paraqitje në Ligën Premier - numra që Guardiola tha se rivalizojnë dy prej lojtarëve më të mirë në histori, Ronaldo dhe Messi.

Guardiola u pyet edhe nëse 24-vjeçari është sulmuesi më i kompletuar që ka parë ndonjëherë futbolli. “Sulmuesi më i jashtëzakonshëm që kam parë ndonjëherë është Messi – nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, deklaroi spanjolli. /Telegrafi/



































