“Le Temps” ka botuar të enjten e 8 majit 1913, në faqen e dytë, intervistën e ish-ministrit dhe kontit austro-hungarez, Gyula Andrassy, dhënë asokohe gazetës hungareze “Pesti Hirlap”, në lidhje me çështjen shqiptare. Shkrimi i transmetuar në gazetën franceze është si më poshtë:
“Korrespondenti ynë nga Budapesti na telegrafon:
Në një intervistë për Pesti Hirlap për çështjen shqiptare, ish-ministri kont, Gyula Andrássy, djali i kancelarit të famshëm austro-hungarez, bëri këto deklarata:
‘Një veprim ushtarak i Austro-Hungarisë dhe i Italisë nuk do t’i përputhej politikës së babait tim, veçanërisht nëse do të kishte për qëllim ndarjen e Shqipërisë ose një condominium austro-italian në atë vend.
Babai im kurrë nuk mendoi të pushtonte Shqipërinë, sepse ai e dinte se shqiptarët do të jenë miqtë tanë për sa kohë që ne do të favorizonim pavarësinë e tyre, por nëse do t’i pushtonim, ata do të bëheshin armiqtë tanë.
Përveç kësaj, ai refuzoi çdo ndarje me Italinë dhe madje edhe çdo fiksim të sferave të ndikimit, sepse ai ishte i sigurt se do të kishim dalë të humbur.
Në të vërtetë, Italia do të fitonte një pozitë të fortë strategjike nëse do të instalohej në Shqipërinë jugore, ndërkohë që posedimi i Shqipërisë së Veriut nuk do të përmirësonte situatën tonë.
Austro-Hungaria dhe Italia ishin në favor të emancipimit të popujve të Ballkanit, veçanërisht për pavarësinë e Shqipërisë.
Le të mos e braktisim këtë program, në bazë të të cilit Italia mund të ruajë interesat e saj reale dhe Austro-Hungaria po ashtu, pa rrezikuar një përplasje.
Le të mos shkojmë më tej, të mos e ekspozojmë veten në një konflikt me Italinë; Le të mos vëmë në provë aleancën tonë me Italinë duke ndarë Shqipërinë’”.
Konti Andrassy shtoi se nuk e shihte të nevojshme ndërhyrjen ushtarake në Shqipëri dhe nëse kjo do të ishte e nevojshme gjithsesi, ai do të preferonte ndërhyrjen e ndërkombëtarëve ndaj asaj paralele austro-italiane. /Darsiani/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht