LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori i Porto Rikos ka dhënë dorëheqje, pas 12 ditë demonstratash masive kundër tij

Guvernatori i Porto Rikos ka dhënë dorëheqje, pas 12 ditë demonstratash masive kundër tij

Ricardo Rossello ka bërë të ditur, se është dorëhequr nga posti i guvernatorit të Porto Rikos, pas 12 ditë demonstratash masive kundër udhëheqjes së tij.

Derisa turmat kishin mbushur rrugët e kryeqytetit, në Facebook u shpërnda regjistrimi i guvernatorit 40-vjeçar që tregonte se e ka lënë postin, ku shërbeu me shumë krenari, transmeton Telegrafi.

“Vështirë se mund të kontribuoj më në këtë post, sepse ka shumë pakënaqësi ndaj kësaj qeverie, duke bërë që shteti të mos ketë sukses. Me të dëgjuar kërkesat, u konsultova me familjarët dhe bashkëpunëtorët, me vështirësi po e lë këtë pozitë, ku shërbeva me shumë nder dhe krenari” ka thënë Rossello.


Pakënaqësitë rreth tij, erdhën pas rrjedhjes së bisedave që kishte bërë guvernatori me bashkëpunëtorë, ndërsa dëgjohej duke përqeshur femrat si dhe viktimat e një uragani.

Me të mësuar lajmin e dorëheqjes, demonstrata është kthyer në festë që ka zgjatur deri në orët e vona të natës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori