Guvernatori i Bankës Qendrore Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime me përfaqësues dhe zyrtarë të lartë të Thesarit Amerikan, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe me homologë të tij nga vende të ndryshme të rajonit dhe me gjerë.
Në mesin e takimeve të shumta, Mehmeti është takuar me Drejtorin e Asocuar për shërbime financiare në Thesarin Amerikan, Paul Leonovich, dhe ekipin e tij.
Në këtë takim, ai informoi Lenovich lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin financiar të Republikës së Kosovës dhe lidhur me treguesit e shëndetit financiar. Gjithashtu, Mehmeti shprehu falënderimin për kontributin që kanë dhënë SHBA-të në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, me ç’rast shprehu mirënjohje për kontributin e madh që Thesari Amerikan ka dhënë për zhvillimin e kapaciteteve të BQK-së.
Në takim u diskutua edhe për aktivitetet e zhvilluara nga BQK-ja për ruajtjen e stabilitetit financiar, si dhe hapat e mëtejmë që duhen ndërmarrë për ta forcuar rolon e sistemit financiar në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Z. Leonovich e falënderoi Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin shumë vjeçarë të Thesarit Amerikan me Kosovën, si dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës.
Në vazhdën e këtyre takimeve, guvernatori është takuar me zëvendësdrejtorin e FMN-së, Tao Zhang, të cilin e informoi mbi zhvillimet e përgjithshme në sistemin financiar dhe e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që FMN-ja i ka ofruar BQK-së ndër vite. Zhang e ka uruar Mehmetin për dekretimin e tij në pozitën e Guvernatorit të BQK-së.
Mehmeti po ashtu ka zhvilluar takime me Drejtorin e Departamentit të FMN-së për Evropë, Paul Thomsen, Drejtoreshën Ekzekutive në Konstituencën tonë në FMN, Michaela Erbenova, me Misionin e FMN-së për Kosovë dhe përfaqësuesit e MCM-së (Monetary Capital Market) të kryesuar nga Paul Mathieu.
Përveç takimeve si më sipër, ai zhvilloi takime edhe me përfaqësues të Bankës Botërore, me Cyril Muller, zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore. Po ashtu, Guvernatori Mehmeti u takua edhe me, Franc Godts, Drejtor Ekzekutiv në konstiuencën tonë në Bankë Botërore.
Ai po ashtu mori pjesë edhe në takimet e konstituencave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, pjesë e të cilave është Republika e Kosovës. Në të gjitha këto takime u vlerësua lartë puna e BQK-së në sigurimin e një sistemi financiar stabil dhe në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit, si dhe u shpreh gatishmëria e FMN-së për të mbështetur zhvillimin e mëtejmë të BQK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Trump: E gjithë bota po na grabit

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker