LAJMI I FUNDIT:

Guroret po dëmtojnë cilësinë e dredhëzave në Maqedoni

Guroret po dëmtojnë cilësinë e dredhëzave në Maqedoni

Kultivuesit e dredhëzave në fshatin Çiflig ankohen se guroret përreth po ndotin produktet e tyre. Madje ata thonë se do të detyrohen të mos i përdorin më fushat për mbjellje. Sipas ekspertëve pluhuri dëmton frutat, ndërsa nëse kontaminimi është me metale të rënda ndikn ndaj shëndetit të konsumatorit.

“Mbrapa meje ndodhet një tokë e mbjellë me luleshtrydhe por vetëm pak metra larg nga kjo fushë, ndodhen tre gurore të cilat ndikojnë në ndotjen e ambientit, dhe në prishjen e cilësisë dhe shëndetshmërisë së produkteve”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare.
Fushat ndodhen përreth rrugës që shpie te liqeni i Kozjakut, në afërsi të fshatit Çiflik, komuna e Sopishtes.


Kultivuesit e dredhëzave po mendojnë që këto fusha të mos i përdorin më për mbjellje.

“Ndikon shumë ndikon, se këto guroret që janë, ndikojnë shumë se edhe atje që e kemi plantazhën tjetër, atje ndikon pluhuri shumë… Edhe dredhëzën e ndotin, edhe duhet pak të kihet kujdes, se kemi shumë ndotje nga ata…Pluhuri na pengon neve shumë, se dredhëza kur të bëhet në kokë, kur e rrit edhe kokën, na pengon shumë, na pengon se bëhet edhe e zbardhur, e zbardh dredhëzën… Duhet patjetër të lahen njëherë, se kjo ka pluhur…”, tha një kultivues i dredhëzave.

Nutricionistët sqarojnë se pluhuri e pengon zhvillimin normal të fotosintezës te produkti, prandaj dredhëzat kanë më pak pigment, në këtë rast rekomandojnë pastrim të thellë me ujë e sodë bikarbonë. Thonë se nëse kontaminimi është me metale të rënda, atëherë kjo mund të ndikojë në shëndetin e konsumatorëve.

“Problematika më kryesore do të kishte qenë nëse kontaminimi është me ndonjë metal të rëndë, domethënë është mirë të bëhen analiza nga institucionet, për të parë nëse në këto dredhëza ka kontaminim me metal të rëndë, radikale kancerogjene dhe radioaktive të cilat mund të jenë më të rënda për shëndetin e konsumatorëve”, deklaroi Valbona Kadriu, Nutricioniste.

Por, këto nuk janë tokat e vetme të mbjella me dredhëza. Çifliku njihet për kultivimin e tyre dhe kultivuesit thonë se për shkak të kushteve klimatike dredhëzat këtë vit janë bërë më vonë, dhe nëse temperatura rritet shpejtë përnjëherë, rrezikojnë të prishen.

Këtu a paraqesin problem guroret që janë përreth?

“Këtu nuk paraqet, por atje ku kanë komshinjtë e mi paraqet problem, se afër është dhe ndikon, pluhur ka normal. Tash që këto janë mësuar me temperatura më të ulëta, nëse del dielli menjëherë 30 ose 35 kjo normalisht nuk mund ta duron, se kështu është mësuar me klimën I del I nxehti dhe mundet ndonjë sëmundje të paraqitet”, tha një tjetër kultivues i dredhëzave.

Nga komuna e Sopishtes thonë se nuk është nën kompetenca të tyre që të kryejnë kontrolle dhe mbikëqyrje të punës së guroreve dhe ndikimit të tyre mbi mjedisin jetësor, ata na drejtojnë tek ministria e ekonomisë. Nga ky dikaster akoma nuk kemi marrë përgjigje. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori