LAJMI I FUNDIT:

Guri gjigant po binte nga shkëmbi, përfundon direkt mbi veturën në lëvizje – pasojat e tërmetit shkatërrues në Tajvan

Guri gjigant po binte nga shkëmbi, përfundon direkt mbi veturën në lëvizje – pasojat e tërmetit shkatërrues në Tajvan

Pamjet rrëqethëse nga tërmeti shkatërrues në Tajvan janë duke u shfaqur në rrjetet sociale.

Më i fundit është ai i një veture që goditet dhe shtypet plotësisht nga përplasja e një guri, që ishte shkëputur nga shkëmbi dhe kishte rënë në rrugë.

Vetura ishte në lëvizje kur guri i madh ra dhe e goditi direkt, duke e shtypur dhe përfundoi në murin mbrojtës, transmeton Telegrafi.


Por është interesant se gjithçka u filmua nga kamera e vendosur brenda një veture tjetër që po lëvizte prapa, dhe kapi momentin rrëqethës.

Tërmeti i fuqishëm që goditi Tajvanin, shkatërroi edhe një pjesë të ishullit Guishan – gurët binin në det
Lexo po ashtu Tërmeti i fuqishëm që goditi Tajvanin, shkatërroi edhe një pjesë të ishullit Guishan – gurët binin në det

Në fillim shoferi tenton të shmangë gurë që binin dhe kështu fillon të lëvizë mbrapa – megjithatë një i madh bie dhe e godet direkt.

Ndryshe Tajvani është goditur dje nga një tërmet tejet i fuqishëm me 7.2 magnitudë, që po konsiderohet si më i fuqishmi në 25 vitet e fundit.

Nga lëkundjet e fuqishme u shembën shumë ndërtesa, ura e objekte tjera afariste, kurse 10 persona humbën jetën dhe mbi 1 mijë tjerë u lënduan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori