Gurdiola mund të largohet në verë nga Man City, Pochettino shihet pasues i tij

141:" during the Premier League match between Manchester City and Tottenham Hotspur at Etihad Stadium on December 16, 2017 in Manchester, England. 15:"Clive Brunskill
Kampioni aktual i Ligës Premier, Manchester City mund të bëjë ndryshime në shtabin teknik gjatë verës.
Guardiola mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit për shkak të një klauzole në kontratën e tij.
Kontrata e Guardiola skadon në vitin 2021, por mediumi Daily Mail raporton se ai do të lejohej të largohej një vit më parë nga Etihad.
Hierarkia e Man City tashmë thuhet se ka etiketuar edhe pasuesin e trajnerit katalunas nëse ai do të largohej gjatë verës.
Sipas Daily Mail, ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino po shihet si pasues ideal për të zëvendësuar Guardiolan.
Ndryshe, Guardiola ka qenë disa herë i lidhur me një rikthim te Barcelona, por edhe një kalim te Juventusi. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





































