LAJMI I FUNDIT:

Guarin ënderron rikthimin te Inter

Guarin ënderron rikthimin te Inter

U largua nga Inter në janar të 2016-ës, por kurrë nuk ka ndalur së shprehuri dashurinë për bluzën zikaltër.

Fredy Guarin aktivizohet në Kinë, me ekipin Shanghai Shenhua, por ëndërron të rikthehet të luajë për milanezët. Kolumbianit i përfundon kontrata me klubin kinez, në fund të vitit 2017 dhe më pas do të jetë një futbollist i lirë për të firmosur në cilindo klub që do t’i ofrojë një kontratë.

Guarin, 31 vjeçar, ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar sërish klubit zikaltër dhe për të dhënë kontributin e tij edhe për sezone të tjera.


“Guarin do të jetë i lirë në fund të vitit dhe që tani i lejohet të firmosë një parakontratë. Ai dëshiron të rikthehet të Inter, sepse është shumë i lidhur me klubin zikaltër. Fredy nuk ka fituar asgjë me Interin, ndaj dëshiron të rikthehet dhe të fitojë një trofe në Milano. Urojmë që klubi zikaltër të vendosë të besojë te ai”, tha menaxheri i mesfushorit kolumbian.

Edhe kapiteni i Interit, Icardi, para pak ditësh zbuloi se Guarin vazhdon të jetë i lidhur me ngjyrat zikaltër dhe se ëndërron një rikthim si protagonist në klubin milanez.

Guarin la Interin për Kinën, në janar të 2016-ës, nga një transferim ku klubi zikaltër arkëtoi 12 milionë euro.

Guarin do të ishte një përforcim i mirë, me parametra zero, për zikaltërit, aq më tepër që kolumbiani është një futbollist që e njeh mirë ambientin zikaltër dhe shumë i adhuruar prej tifozëve.

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Kalo në kategori