LAJMI I FUNDIT:

Guardiola i përgjigjet Hajvalisë

Guardiola i përgjigjet Hajvalisë

Çështja “Luis Suarez” te Hajvalia sërish në qendër të vëmendjes. Më 30 qershor 2014, në adresë të klubit të Liverpoolit kishte arritur një ofertë për sulmuesin, Luis Suarez. 

Ishte Hajvalia me drejtorin Xhavit Pacolli që e dëshironte futbollistin uruguaian për katër muaj, duke i ofruar 30 mijë euro dhe pagë mujore prej 1500 eurosh, pasi lojtari ishte dënuar nga Federata angleze e futbollit.

Në lidhje me ofertën, atë botë për gazetën sportive tashmë të shuar, “Sport Plus” kishte folur menaxheri i lojtarit, Pere Guardiola, i cili kishte falënderuar Hajvalinë për interesimin, por gjithsesi kishte përqeshur ofertën e klubit nga paralagja e Prishtinës, duke i premtuar intervistuesit se koha do ta dëshmojë nëse Suarez kishte bërë mirë që kishte zgjedhur Barcelonën.


Normalisht, humor i menaxherit të njohur, i cili është treguar “burrë” i vërtetë, pasi i ka mbajtur fjalët. Ai të hënën i ka shkruar gazetarit Leutrim Mustafa, duke thënë se Suarez ka bërë mirë që ka zgjedhur Barcelonën.

“Shoku Leutrim, doli mirë që Suarezi nënshkroi me Barcelonën se sa me Hajvalinë”, ka shkruar Guardiola, raporton Infopress.

Pere është vëllai i Pep Guardiolas, trajnerit të Bayern Munichut.

Suarez është duke kaluar një periudhë të shkëlqyer te Barcelona, por edhe Hajvalia po kalon momente të mira, pasi ka marrë kryesimin në Superligë.

Ndryshe, lajmi për ofertën e Hajvalisë bërë Suarezit kishte pushtuar të gjitha mediat e botës, derisa reagim për këtë kishte pasur edhe nga FIFA.

Në trend Sport

Më shumë
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen

“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen

Përfaqësuesja e Kosovës
Legjenda e Real Madridit telefonon Perezin dhe i vetëofrohet pas lëndimit të Militaos

Legjenda e Real Madridit telefonon Perezin dhe i vetëofrohet pas lëndimit të Militaos

La Liga
Dita e ndeshjes: Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë

Dita e ndeshjes: Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë

Përfaqësuesja e Kosovës
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori