Pep Guardiola i ka përgëzuar rivalët e tyre të Manchester Unitedit për blerjen e tyre të re, sulmuesin e Arsenalit Alexis Sanchez.

Djajtë e kuq tani janë të afër mbylljes së transferimit me reprezentuesin kilian, Sanchez nga Arsenali pasi marrëveshje në parim veçse është arritur.


Skuadra e Jose Mourinhos krejt në fund fitoi garën për shërbimet e tij pasi deri vonë favorit ishin Manchester City me trajnerin Guardiola, i cili kishte punuar te Barcelona me të.

Megjithatë, Guardiola mban fjalët e njëjta për ish-yllin e tij të cilin e admiron dhe e cilëson si lojtar të madh, teksa nuk ka ngurruar të përgëzojë Unitedin për transferimin e tij.

guardiola sanchez 1 1 Guardiola dhe Sanchez gjatë kohës së tyre te Barcelona (Getty Images)

"Unë nuk jam njeri i numrave", ka thënë fillimisht Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes raporton Evening Standard.

"Ajo që di tani është se Alexis është një lojtar i Arsenalit dhe unë mendoj se ai do të shkojë në United, kështu që uroj të dy palët ata dhe fat të mirë për ta".

"Mendimi im për Alexis mbetet i njëjtë, i uroj atij të gjithë të mirat", përfundoi trajneri spanjoll i Cityt.

Ndryshe, Sanchez ka zhvilluar 166 ndeshje për Arsenalit në të gjitha garat duke regjistruar 80 gola dhe 46 asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app