Pep Guardiola ka pretenduar se kualifikimi i Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve është njësoj sikur ta kishin fituar titullin, pasi skuadra e tij mposhti Fulhamin. 

City e mposhti Fulhamin me rezultat 2-0 në xhiron e fundit të sezonit në Ligën Premier, për t’u konfirmuar në pozitën e tretë në tabelë, duke siguruar kështu kualifikimin në Ligën e Kampionëve. 


Kjo gjë ishte në dyshim edhe në ndeshjen e fundit të sezonit, kryesisht për shkak të sezonit të dobët të ‘Qytetarëve’ të cilët përfunduan 13 pikë mbrapa kampionit Liverpoolit. 

Guardiola ka insistuar se ai është shumë krenar për lojtarët e tij për arritjen e tyre, por ka pranuar se duhet shumë përmirësim për të konkurruar në krye të tabelës sezonin e ardhshëm. 

“Njerëzit mund të thonë ‘Nuk dua të luftojë sërish, vetëm të kualifikohem për Ligën e Evropës’. Ne vazhduam të luajmë mirë dhe ne ishim në një pozitë për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe e bëmë këtë”. 

“Në fund ne përfunduam në pozitën e tretë, jo shumë larg Arsenalit, por distanca me Liverpoolin është e madhe. Ne duhet të përmirësohemi dhe shpresojë se mund ta bëjmë”. 

“Sot, është një lehtësim sepse kualifikimi në Ligën e Kampionëve është njësoj sikur ta fitosh një titull. Është një fakt”. 

“Të përfundosh në pozitën e tretë është vërtetë mirë. Nuk është perfekte, por ne do të jemi në Evropë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve”. 

“Kështu që sot, ndoshta njerëzit nuk e besojnë, por është absolutisht një ditë e lumtur për ne”, ka thënë Guardiola./Telegrafi/

telegrafi sport app