E përditshmja britanike “The Guardian”, ka publikuar hulumtimin e saj të radhës për 60 talentët më të mëdhenj që kanë lindur në vitin 2004.

Hulumtimi i tyre ka të bëjë me pothuajse të gjitha vendet ku zhvillohet futbolli.


Brazili është shteti që ka më së shumti talente në këtë publikim, me katër futbollistë: Angelo (Santos), Matheus Nascimento (Botafogo), Savinho (Atlético Mineiro) dhe Vinicius Tobias (Shakhtar).

Pasojnë Spanja dhe Portugalia me nga tre lojtarë, ndërsa në mesin e 60-të prej tyre është edhe një shqiptar. Nga Spanja si e ardhme e madhe shihet Gavi i Barcelonës.

Sa i përket shqiptarit, bëhet fjalë për Dashmir Elezi, sulmuesin e Shkëndijës së Tetovës i lindur në vitin 2004.

Dashmir Elezi Shkendija 27062020

“Ai mban fanellën me numër 9, por është më i përshtatshëm që të luajë në krahët - pasi ai mund të luajë pothuajse njësoj mirë me të dyja këmbët – edhe rolin e sulmuesit të dytë”.

“I shpejtë, i shkathët, inteligjent dhe tërheqës për tu parë. Ai gjithashtu posedon teknikë të shkëlqyeshme. Elezi bëri debutimin e tij me ekipin e parë në moshën 16 vjeçare dhe po atë ditë shënoi. Ai që atëherë ka luajtur 30 ndeshje për Shkëndijën dhe ka shënuar shtatë gola dhe ka ende hapësirë ​​të madhe për përmirësim”, shkruan The Guardian për talentin shqiptar.

Screenshot 18 1

Më poshtë e gjeni listën e lojtarëve dhe klubet ku luajnë, ku nuk mungojnë një numër i madh edhe nga Ballkani. /Telegrafi/

Screenshot 12 3

Screenshot 13 2

Screenshot 14 1

Screenshot 15

Screenshot 16

Screenshot 17 1

telegrafi sport app