LAJMI I FUNDIT:

Gualchi nga Pindle flet për aplikacionin që lidh turistët me banorët lokal dhe përvojën e tij gjatë vizitës në Kosovë

Drejtuesi për Amerikën Latine në Pindle, Facundo Gualchi ka thënë se ky aplikacion lidh turistët e huaj me banorët lokal.

Gualchi në një intervistë për Telegrafin thekson se për të përdorur aplikacionin është e njëjta si të përdorësh mediet e tjera sociale.


Pindle, në thelb është një aplikacion i medieve sociale për turistët dhe ideja kryesore është t’i lidh ata ndërmjet veti dhe banorët lokal. Hartat e shfaqura në Pindle dhe gjithçka që postoni atje shfaqet pikërisht në pjesën ku gjendet ai vend. Në aplikacion do të shihni vendet e reja që dëshironi t’i vizitoni apo t’i lexoni rekomandimet e turistëve të tjerë. Ideja kryesore është të lidhni banorët dhe tregon se çfarë mund të bëni kur vizitoni vendet”, tha Gualchi.

Ai tregon se si duhet përdorur ky aplikacion pasi të shkarkohet nga përdoruesit.

“Kur ta shkarkoni aplikacionin, duhet të krijoni një profil dhe do të filloni të lidheni me njerëzit. Për shembull, unë vizitoj Prishtinën dhe dua të shkoj për darkë me dikë, mund të shoh nëse dikush është në dispozicion për të mu bashkangjitur, qoftë banor vendas dhe ne mund të shkojmë diku për t’i shkëmbyer përvojat e ndryshme me banorët lokal”, tregon ai.

Aplikacioni Pindle

Po ashtu, Gualchi thekson se është mjaftë e lehtë të ngarkohen fotot në Pindle.

“Për të përdorur aplikacionin është si të përdorësh mediet e tjera sociale. Është shumë e lehtë të ngarkosh fotot dhe të bisedosh me të tjerët. E vetmja gjë për momentin është se është në dispozicion vetëm në anglisht, ideja për të ardhmen është në gjuhë të ndryshme”, shton Gualchi.

Në këtë intervistë, ai ka folur për përvojën e tij gjatë vizitës në Kosovë.

Intervista e plotë

Telegrafi: Çfarë është Pindle?

Facundo Gualchi: Pindle, në thelb është një aplikacion i medieve sociale për turistët dhe ideja kryesore është t’i lidh ata ndërmjet veti dhe banorët lokal. Hartat e shfaqura në Pindle dhe gjithçka që postoni atje shfaqet pikërisht në pjesën ku gjendet ai vend. Në aplikacion do të shihni vendet e reja që dëshironi t’i vizitoni apo t’i lexoni rekomandimet e turistëve të tjerë. Ideja kryesore është të lidhni banorët dhe tregon se çfarë mund të bëni kur vizitoni vendet.

Telegrafi: Si është projektuar për të funksionuar aplikacionin?

Facundo Gualchi: Kur ta shkarkoni aplikacionin, duhet të krijoni një profil dhe do të filloni të lidheni me njerëzit. Për shembull, unë vizitoj Prishtinën dhe dua të shkoj për darkë me dikë, mund të shoh nëse dikush është në dispozicion për të mu bashkangjitur, qoftë banor vendas dhe ne mund të shkojmë diku për t’i shkëmbyer përvojat e ndryshme me banorët lokal.

Një tjetër funksion është publikimi i udhëtimeve tuaja, pra ju mund të postoni nga vende të ndryshme që i vizitoni, si rruga, dhe kjo do t’i ndihmonte popujt e tjerë në të ardhmen kur duan të vizitojnë vendin, sepse ju shkruani rekomandime ose informacione praktike për këtë vend.

Facundo Gualchi nga Pindle gjatë një interviste për Telegrafin

Telegrafi: Sa i njohur është aplikacioni për përdoruesit?

Facundo Gualchi: Për të përdorur aplikacionin është si të përdorësh mediet e tjera sociale. Është shumë e lehtë të ngarkosh fotot dhe të bisedosh me të tjerët. E vetmja gjë për momentin është se është në dispozicion vetëm në anglisht, ideja për të ardhmen është në gjuhë të ndryshme.

Telegrafi: Si mund të kontribuojnë përdoruesit në Pindle?

Facundo Gualchi: Duke postuar përmbajtje, për shembull këtu në Kosovë nuk ka përmbajtje të mjaftueshme, sepse kemi shumë pak përdorues këtu. Pra, postimi i përmbajtjes do të ndihmojë në të ardhmen udhëtarët që duan të vizitojnë këtë vend. Mendoj se në këtë mënyrë popujt mund të kontribuojnë, duke ua treguar vendin turistëve të tjerë, që duan të vijnë këtu.

Telegrafi: Keni ardhur një javë më parë në Kosovë, si ka qenë udhëtimi juaj këtu në Kosovë?

Facundo Gualchi: Shumë bukur. Kam planifikuar të qëndroj më pak, sepse gjithçka ishte në rregull duke vizituar Prizrenin e Prishtinën, por tani nuk dua të largohem. Mendoj se do të qëndroj edhe disa ditë në Prishtinë, pastaj shumë njerëz më rekomanduan Pejën, kështu që do të shkoj atje.

Unë e dua Prizrenin, kam qenë atje, pjesa e vjetër e qytetit është shumë i bukur dhe kalaja është e mahnitshme.

Nëse dikush vjen këtu, qytetarët e Kosovës i duan popujt e tjerë, ngase kam vizituar shumë vende tjera dhe kam parë që janë kaq mikpritës. Banorët lokal më ndalojnë, më pyesin se nga vij dhe më pyesin për futbollin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Ekonomi
MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA HALAL FOOD
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori