LAJMI I FUNDIT:

Grushton dhe shqelmon brutalisht gruan që është në muajin e nëntë të shtatzënisë, sulmuesi bërtiti se myslimanët ia kishin dhunuar të ëmën

Grushton dhe shqelmon brutalisht gruan që është në muajin e nëntë të shtatzënisë, sulmuesi bërtiti se myslimanët ia kishin dhunuar të ëmën

Shtatzëna myslimane Rana Elasmar, 31-vjeçe, është rrahur brutalisht nga një burrë i identifikuar si Stipe Lozina, 43-vjeç, në një kafeteri në Sidnei të Australisë.

Siç raportojnë mediat australiane, Rana që është në javën e 38-të të shtatzënisë, po shijonte darkën me mikesha kur Lozina e sulmoi brutalisht siç edhe mund të shihet nga pamjet e publikuara më poshtë që janë filmuar nga kamerat e sigurisë, transmeton Telegrafi.


Ai shihet i qetë duke iu afruar Ranas me të cilën duket se shkëmben disa fjalë, dhe befasisht fillon ta grushtoj dhe shqelmoj në kokë për më shumë se 14 herë. Raportohet se para se ta sulmonte ai e kishte fyer në baza fetare dhe racore.

“Ai filloi të bërtet se si myslimanët ia kanë dhunuar të ëmën”, ka deklaruar Elasmar.

E sipas deklaratës së bashkëshortit të saj, ajo rrallë herë del në qytet por kur mikeshat e ftuan vendosi të dalë me ato, derisa ai qëndroi në shtëpi që të kujdeset për fëmijët e tyre.

Në anën tjetër duket se Lozina është penduar për këtë veprim, pasi ka kërkuar nga gjykatësi që ta lejoj të mbrohet në liri, por kërkesa e tij është refuzuar.

Ai pritet sërish të shfaqet në bankën e të akuzuarve gjatë 5 dhjetorit, e deri në atë kohë do të qëndrojë prapa grilave.

Sipas policisë australiane, Lozina se ka të kaluar kriminale, kurse shtatzëna ka pësuar lëndime trupore, megjithatë pas tretmanit është liruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori