LAJMI I FUNDIT:

“Grusht shteti në Turqi, kurdisje e Erdoganit”

“Grusht shteti në Turqi, kurdisje e Erdoganit”

Klika politike në pushtet është përfituesi nga e gjithë kjo gjendje tashmë e jashtëzakonshme në Turqi.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se puçistët nuk e dinin se çfarë bënin dhe një puç ushtarak nuk fillohet në orët e mbrëmjes, transmeton Koha.net.


Ai ka përmendur qasjen në internet, gjë që në kohë të grusht shtetit çdo komunikim me botën ndërpritet.

“Një numër shumë i vogël i ushtarëve ka marrë pjesë. Kur vendoset për puç, i gjithë komunikimi me botën ndërpritet. Nuk kemi të bëjmë me grusht shtet, por me puç ushtarak”

E, sipas Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë, tentativa për grusht shtet në Turqi është kurdisje e vetë presidentit turk, Recep Tayip Erdogan.

Ai ka thënë se përpjekjet për sjellë vendin në një gjendje të tillë kanë qenë të vazhdueshme.

“Erdogan është në përpjekje të vazhdueshme që nga fillimi i karrierës së tij që Turqinë ta kthej në perandori osmane, jo në aspektin e zgjerimit por funksionimit”, përfundoi ai.