LAJMI I FUNDIT:

Grupi Shëndetësor Acibadem – zgjidhja më e mirë shëndetësore

Grupi Shëndetësor Acibadem – zgjidhja më e mirë shëndetësore

ACIBADEM Healthcare Group ka pësuar zhvillime të shpejta që nga viti 1991 dhe u bë një nga institucionet kryesore në Turqi në kuadër të fushës së shërbimeve shëndetësore private.

Rritja dhe zhvillimi i Acibadem ka vazhduar në një shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare me një ritëm të madh me shtimin e spitaleve dhe shërbimeve të reja. Investimet shëndetësore jashtë Turqisë filluan në vitin 2011 me shtimin e spitalit Acıbadem Sistina në Shkup, Maqedoni. Investimet në Bullgari në vitin 2016 kanë përshpejtuar udhëtimin drejt suksesit.


Blerja e Grupit Tokuda dhe City Clinic Group, udhëheqës i ofruesve të kujdesit shëndetësor në Bullgari, u ka mundësuar që të bëhen ofruesi më i madh i shërbimeve private shëndetësore në Bullgari. Investimet në të dy grupet kanë rezultuar me shtimin e 4 spitaleve dhe 5 klinikave ambulatore në zinxhirin që e kanë. Kohët e fundit, kanë ndërtuar një qendër mjekësore në Amsterdam, kryeqytetin e Holandës, i cili filloi të ofrojë shërbime më 1 maj 2017.

Ofron Shërbime si Qendër Ekselence

Të gjitha spitalet brenda grupit që përmbushin standardet globale dallohen si Qendra të Ekselencës. 11 Qendra të Trajtimit Kancerit (onkologji kirurgjikale, radioterapi, kimioterapi), 16 qendra të kujdesit kardiak për fëmijë dhe të rritur (kardiologji dhe kardio-kirurgji), 13 qendra të fertilizimit in vitro (IVF), 11 qendra të transplantit të Organeve (mëlçisë, veshkave, palca e kockave), 9 qendra të kirurgjisë spinale, 1 qendër e mjekësisë sportive e akredituar nga FIFA dhe 6 qendrat e kirurgjisë robotike.

Janë të gjitha qendra të akredituara nga Komisioni Ndërkombëtare (JCI) dhe të kualifikuara për shkak të pajisjeve të avancuara teknologjike dhe staf mjekesh ekspertë dhe me përvojë në fushat e tyre.

Globalisht konkurrues në shërbimet e integruara të kujdesit shëndetësor

Përveç spitaleve dhe qendrave mjekësore, grupi i kujdesit shëndetësor ACIBADEM ofron një model të integruar dhe të veçantë të sistemit të kujdesit shëndetësor i cili është një shembull në mbarë botën, të tilla si:

– Universiteti Acıbadem
– Menaxhimin e Projekteve Acıbadem
– Aplus,
– Acibadem Mobile
– Acıbadem Labvital
– Laboratori Acıbadem Labcell dhe Banka e Gjakut të Kordonit,
– Acibadem Labgen

Qendra e Shërbimit të Pacientëve Ndërkombëtare

Si rezultat i këtij procesi kompleks të punës dhe përkushtimit të pakushtëzuar për të ofruar shërbime të arritshme, gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe me cilësi më të lartë, Acıbadem ka arritur sukses duke shërbyer gjithnjë e më shumë pacientëve çdo vit.

Për më shumë informacion:

Vizitojeni zyrën e tyre në Kosovë, rruga: “Ibrahim Lutfiu” (ish Nazim Gafurri) , 2C – Prishtinë. Ata mund t’ju përgjigjen të gjitha pyetjeve në lidhje me shëndetin dhe trajtimin në rrjetin e spitaleve Acibadem Turqi.

Numrat e kontaktit: +38338234004 dhe +38349563400
Adresa: Rruga “Ibrahim Lutfiu” (ish Nazim Gafurri) , 2C – Prishtinë, Kosovë (afër Muzeut Kombëtar)
Email: ardiana.musliu@acibadem.com
Ueb sajti: www.acibadem.al

(artikull i sponsorizuar)

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori