”Grupi i Kumanovës” fjalën e fundit e flasin edhe Ukshini e Sefaj (Video)

Në seancën gjyqësore për rastin e Kumanovës ku vazhdohet të thuhet fjala përfundimtarë e mbrojtjes dhe të akuzuarve, i akuzuari Sami Ukshini ka lëshuar akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë dhe politikës në Maqedoni. Ukshini i njohur me nofkën Sokoli tha se nuk e pranon këtë sistem gjyqësor dhe ngriti pyetjen se kush ka luftuar me 10 maj pasi, sipas tij, grupi i armatosur është dorëzuar me 9 maj ora 21:30.
”Ky sistem në përgjithësi dhe ju si gjykatë për mua nuk jeni të pranueshëm. Prokuroria në akuzën e saj ka përmendur se një pjesë e të akuzuarve kanë ardhur për para. Këtë duhet ta vërtetojë. Ndërsa, unë i bindur jam se këtu askush nuk ka ardhur për para. Por, shërbimet e inteligjencës të drejtuara nga kryetari i shteti Gjorgje Ivanov dhe ato të udhëhequra nga ish kryeministri, krimineli Nikolla Gruevski, dhe disa shqiptarë dy djemve të cilët u dorëzuan me 9 maj në ora 21:30, të cilët më pas u ekzekutuan u kanë ofruar 5 milion euro. Unë kam qen mur i gjallë, dhe i kamë parë .Mirëpo, ato e çuan misionin e tyre në vend dhe nuk i pranuan ato para. Për fjalët që po i them ekzistojnë edhe xhirime. Cili shtet normal bën pazare me ‘terroristë’. Ne i kemi lënë armët sepse OSBE-ja na ka garantuar siguri. Filmimet e prezantuara kohë më parë nga prokuroria janë qesharake” – u shpreh Sami Ukshini –Sokoli, i akuzuar, njofton Alsat-M.
Deri sa Sokoli jepte fjalën përfundimtare, në disa raste është ndërprerë nga gjykatësja Verka Petrovska me arsyetimin se ai mbrohet dhe nuk thotë fjalën e fundit. Këtë fjalim e kanë mbështeture dhe të akuzuar të tjerë , ndërsa i akuzuari Genc Sefaj tha se kjo gjykatë e ka borxh që të zbardh të vërtetën për hir të viktimave dhe familjarëve të tyre.
”Ne kemi pasur shpresa te ju gjykatëse, por me kalimin e kohës ju na keni zhgënjyer. Hetimet transparente për këtë rast ju është dashur t’i bëni për hire të opinionit, viktimave, për hir të familjarëve të viktimave dhe atyre banorëve të cilëve ua dogjët dhe shkërmuar shtëpitë si dhe për hir të popullit tuaj. Sidoqoftë, këtë rast me ju ose pa ju, ne vetë do ta zbardhim. Në aktakuzë thuhet se një pjesë e të akuzuarve kanë ardhur për shkaqe politik dhe një pjesë tjetër për shkaqe materiale. Unë personalisht dua ta di se në cilën anë bëj pjesë. Prokuroria duhet të jap përgjigje, nëse është e vërtet se dikush ka ardhur për para, atëherë duhet të tregoj se kush është dashur t’i jep ato të holla. Tek e fundi ne duhet të dimë nëse është dashur të marrim të holla, atëherë kush nga qenka borxhliu” – tha Genc Sefaj, i akuzuar.
Avokati i të akuzuarve Shenasi Iseini tha se provat që e ofron prokuroria deri më tash nuk janë të mjaftueshme për këtë akt akuzë dhe se në këtë gjykim kemi vetëm gjykim në bazë të dëshirës. Ndërsa Valdet Zekaj dhe Shefqet Hallaqi në shenjë bojkoti kanë lëshuar seancën nga fillimi, kurse Shefqet Hallaqit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore si pasojë e shtrëngimit të prangave dhe më pas i është ofruan ndihma mjekësore. Seanca e ardhshme gjyqësore do të vazhdoj me 12 shtator.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës