Largimi i saj ka shkaktuar reagime të forta mes fansave dhe figurave të njohura të industrisë muzikore.

Debati nisi pasi Bannerman pëlqeu një postim ku thuhej se ajo ishte viktimë e “urrejtjes së neveritshme” për shkak të racës së saj.


Ajo është me prejardhje ganeze dhe zvicerano-italiane dhe është e vetmja anëtare me ngjyrë në grupin shumëkombësh, shkruan DailyMail.

Këngëtarja kundërshtoi versionin e shtëpisë diskografike, duke theksuar se ndihet mirë: “Dua ta dëgjoni këtë nga unë, jam shëndoshë e mirë, jam mirë dhe po kujdesem për veten time”.

Ajo shtoi se po i beson pamjes së përgjithshme dhe falënderoi fansat për mbështetjen.

Mbështetje publike për Bannerman kanë shprehur artiste si SZA, Chloe Bailey, Normani, Leigh-Anne Pinnock dhe Melody Thornton, ndërsa fansat kanë hapur debat për racizmin dhe colorism-in në grupet e vajzave.

KATSEYE u formua përmes reality show-t “The Debut: Dream Academy” nga Hybe dhe Geffen Records si një grup global në stilin K-pop.

Bannerman, ish-modele, ishte kritikuar më parë për mungesë përvoje dhe disipline gjatë trajnimeve, gjë që u shfaq edhe në serialin e tyre në Netflix. Polemikat rreth rastit vazhdojnë të dominojnë rrjetet sociale. /Telegrafi/