Ka nisur tashmë nata e madhe e garës së muzikës evropiane, Eurovision 2023.

Ngjarja, e cila është duke u zhvilluar në Liverpool, ka mirëpritur plot 26 shtete - pesë nga të cilat u kualifikuan automatikisht, 20 të tjera që arritën kualifikimin nga netët gjysmëfinale si dhe Ukraina - e cila doli fituese në Eurovision 2022.


Grupi Kalush Orchestra u shpall fitues i vitit të kaluar duke përfaqësuar vendin e tyre me këngën “Stefania”.

Screenshot 6 20 Foto: YouTube

Të njëjtit sivjet kanë hapur mbrëmjen e madhe të finales duke performuar në skenën gjigante po të njëjtën këngë.

Ata dhuruan emocione të mëdha me interpretimin e tyre si dhe një performancë të mrekullueshme.

Eventi madhështor prezantohet nga: Alesha Dixon, Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase, Julia Sanina.

Screenshot 7 11 Foto: YouTube

Gjatë fazës së votimeve këtyre do t’i bashkohet edhe Graham Norton.

Shqipëria duhet theksuar që këtë vit përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me projektin muzikor të titulluar “Duje”. /Telegrafi/