Keno Verseck
Në Hungari nuk mund të marrë pothuajse askush azil politik, në qoftë se nuk është “refugjati VIP i Orbanit”. Kështu e quajnë politikanët opozitarë ish-kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevskin, i cili ka ikur nga vendi i tij për shkak të dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy vitesh. Gruevski ka ikur në Hungari përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, pas dënimit në Shkup për shkak të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ai fitoi azilin politik në Hungari në një afat rekord. Në rastet e tjera kalojnë me javë të tëra deri sa një person të paraqesë kërkesën për azil.
Gruevski ka paraqitur të martën kërkesën për azil, ndërsa vetëm gjashtë ditë më vonë është miratuar kërkesa e tij, bën të ditur ai vet në faqen e tij të Facebook-ut. Këtë lajm e ka botuar edhe gazeta hungareze e afërt me qeverinë, Magyar Idok.
Autoritetet hungareze ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë lajm. Ato nuk janë përgjigjur në kërkesën e DW-së për shpjegim. Por, në Hungari nuk është ndonjë sekret se gazeta Magyar Idok është shumë e afërt me qeverinë. Një lloj konfirmimi indirekt erdhi megjithatë të martën në mbrëmje, kur ministri i Drejtësisë Laszlo Trocsanyi, tha për televizionin Echo TV se Gruevski prej këtij momenti mund të lëvizë i lirë, sepse Hungaria nuk do ta ekstradojë në Maqedoni. Në këtë mënyrë Trocsanyi paralajmëroi edhe mundësinë që Gruevski të largohet shumë shpejtë nga Hungaria.
Nëse është e vërtetë ajo që Gruevski shkruan në faqen e tij të Facebook-ut dhe që raporton Magyar Idok, atëherë shtrohet pyetja mbi bazën e çfarë përndjekjeje politike ka fituar Gruevski azilin politik? Ai thotë se jeta e tij është në rrezik dhe se ka pasur kërcënime se mund të vritet në burg, shkruan në rrjetet sociale. Gruevski pohon se procesi gjyqësor është më qëllime politike dhe se në vendin e tij po zhvillohet një lloj “gjahu i shtrigave”.
Por, përfaqësuesit e partive politike opozitare në Hungari janë të mllefosur me këtë vendim. Të hënën në Parlamentin hungarez është parë edhe një pano e opozitarëve ku shkruante: “Migranti VIP i Organit”. Deputetja e partisë ekologjiste-liberale në opozitë, Marta Demeter, e quan Orbanin një “Kumbarë politik” i Gruevskit. Viktor Orbani dhe qarqet rreth tij janë shndërruar në “mbështetës të krimit të organizuar ndërkombëtar”. Ndërsa politikani opozitar Lajos Bokros e quan qeverinë e hungarisë si “Qeveri mafioze”, e cila “mbështetë krimin”.
Zëdhënësi i partisë Fidesz të Viktor Orbganit, Janos Halasz, i ka hedhur poshtë kritikat dhe i ka quajtur si një “cirk”, sepse “Gruevski nuk është ndonjë terrorist, por një person i përndjekur politikisht, që kërkon mbrojtje”.
Ndërkohë, në Hungari është shpjeguar pothuajse deri në fund rruga që ka kaluar Gruevski prej Maqedonisë deri në Hungari. Gazeta Magyar Idok ka konfirmuar në një raport ekskluziv përfytyrimet e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, Gruevski ka kaluar prej Shqipërisë në Mal të Zi dhe më pas në mëngjesin e 12 nëntorit, në orën pesë të mëngjesit, ka kaluar pikëkalimin kufitar Horgosh mes Serbisë dhe Hungarisë. Vuçiqi dhe mediat hungareze thonë se Gruevski ka kaluar kufirin me një dokument të lëshuar nga autoritetet e Hungarisë. Ky dokument shërben për një kalim të kufirit.
Ekspertët në Hungari thonë se futja e Gruevskit në Hungari dhe procedura e kërkimit të azilit prej vetëm disa ditësh është buzë legalitetit. Nuk është e qartë nëse Gruevski ka pasur të drejtë të ketë një dokument të tillë, pas dënimit në Maqedoni, thotë bashkë kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Hungari Marta Pardavi. Ndërkohë që edhe procedura e kërkimit të azilit ka përfunduar tepër shpejt – gjë që nuk ka ndodhur kurrë në Hungari. Shikuar nga rregullat aktuale në Hungari, Gruevski do të duhej të dëbohej në Serbi, thotë Pardavi. Serbia konsiderohet si vend i sigurt i tretë, që nënkupton se personi që është futur përmes këtij vendi, duhet të kthehet atje automatikisht. Sfondi i vendimit ende nuk dihet, por Pardavi, beson se këtu kemi të bëjmë me një vendim politik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj