LAJMI I FUNDIT:

Gruda: Sipas të drejtës ndërkombëtare, kadastri nuk përcakton kufijtë

Gruda: Sipas të drejtës ndërkombëtare, kadastri nuk përcakton kufijtë

Debati për Demarkacionin tashmë ka hyrë në orën e pestë. Lidhur me argumentet se komisioni shtetëror ka gabuar me shënjimin e vijës kufitare, ka folur edhe profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Zenjullah Gruda.

Ai ka thënë se nuk mundet të llogaritet që në një tryezë të thjeshtë të flitet për një çështje kaq të rëndësishme.


“Për organizimin e tubimeve të tilla janë Akademitë e Shkencave, Universitetet, ndonjë katedër universiteti. Unë e kundërshtoj këtë marrëveshje sepse qasja e lidhjes së kësaj marrëveshje është absolutisht e gabueshme” ka thënë Gruda.

Profesori ka shtuar se kadastri nuk është kriter i përcaktimit të kufijve sipas të drejtës ndërkombëtare./Telegrafi/