LAJMI I FUNDIT:

Gruda, PDK: Ndërhyrja e Qeverisë në Polici nuk mund të heshtë aferën korruptive të Martin Berishaj dhe Nagip Krasniqit

Gruda, PDK: Ndërhyrja e Qeverisë në Polici nuk mund të heshtë aferën korruptive të Martin Berishaj dhe Nagip Krasniqit

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK-së, Përparim Gruda, gjatë një konferencë për media, e ka quajtur ndërhyrje të pastër politike nga ana e Qeverisë shkarkimin e shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve, Shemsi Hazirit, njësi kjo që udhëhiqte hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Gruda ka thënë se “Qeveria ka për qëllim të parandaloj çfarëdo hetimi të zyrtarëve të tjerë qeveritarë dhe partiak të partisë në pushtet, pas Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit, si dhe të dekurajoj dhe frikësoj të gjithë hetuesi e pavarur brenda policisë së Kosovës”.


“Shkarkimi i Drejtorit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve tregon se kjo Qeveri dëshiron të mbroj më çdo kusht njerëzit e saj që janë nën hetime për korrupsion, dhe këtë po e bënë duke ndërhyrë në mënyre të papranueshme në procesin e hetimit ndaj tyre. Ky shkarkim shpjegon arsyen dhe motivet e vërteta pse Kryeministri Kurti dhe kjo Qeveri sulmonte prokurorin e shtetit me aq brutalitet pak ditë pas arrestimit të Nagip Krasniqit”, ka thënë Gruda.

Ai ka shtuar se “para së gjithash, ky rast dëshmon edhe se premtimet për luftë kundër korrupsionit dhe reformim të drejtësisë kanë qenë një mashtrim për hesapet elektorale të partisë në pushtet dhe kurrë një qëllim i vërtetë”.

“Po ashtu, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heq dorë nga ndërhyrjet politike në organet që po zhvillojnë hetimet dhe t’i hap rrugë zbardhjes së kësaj afere. Me lejoni të jem i qartë për të gjithë nuk ka forcë që mund të mbylle dhe heshtë aferën korruptive të Merin Berishajt dhe Nagip Krasniqi. Qytetarët e Kosovës do ta marrin vesh herët apo vonë të vërtetën e këtij skandali korruptiv.

Në fakt, ky nuk është rasti i parë që një zyrtar brenda policisë shkarkohet sepse ishte duke hetuar Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin. Muaj më pare ishte shkarkuar edhe Musli Salihu, drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës – për te cilin rast kishin raportuar edhe mediat në Slloveni, ku Martin Berisha dyshohet për pastrim parash.

Gruda i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit që të angazhohet për të siguruar një hetim të pavarur dhe të paanshëm për Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit, në mënyrë që e vërteta e plotë të zbardhet deri në fund. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori