Grubi: Do të kërkoj llogari nga Agjencia e Zbulimit për përfshirje në rastin e Kumanovës (Foto)

Në lidhje me procesin gjyqësor të ''Grupit të Kumanovës'' të cilët akuzohen për terrorizëm, së fundmi ka reaguar edhe Artan Grubi, deputet i BDI-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, procesi gjyqësor nxjerr në pah përfshirjen e agjentëve të Agjencisë së zbulimit, e që është nën kompetencë të kryetarit Gjorge Ivanov.
Më tej, Grubi thotë se do të nisë një iniciativë në Kuvend për të kërkuar përgjegjësinë e drejtuesve të agjencionit të lartëpërmendur, duke shtuar se dëshmitë konfirmojnë mospërfshirjen e BDI-së dhe të Ali Ahmetit në këtë rast./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































