LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Të gjitha kërkesat e BDI-së u përfshinë në Ligjin për PP dhe Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë

Grubi: Të gjitha kërkesat e BDI-së u përfshinë në Ligjin për PP dhe Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë

Deputeti nga radhë te BDI-së, Artan Grubi në konferencë për shtyp deklaroi se me Ligjin e ri për Prokurori Publike janë përfshirë të gjitha kërkesat e partisë së tij.

“Të gjitha kërkesat e BDI-së janë përfshirë në dy tekstet e ligjeve. Arritëm të vendosim Bandeter në zgjedhjen e gjithë prokurorëve publikë në Prokurorinë për Hetimit të Krimit dhe Korrupsionit, arritëm të vendosim përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha procedurat në Prokurorinë Publike dhe në Këshillin për Prokurorë Publikë, në pajtueshmëri me rregullat nga Ligji për përdorimin e gjuhëve, si dhe në uljen e kritereve për zgjedhjen e prokurorëve, ku do të sigurohet edhe përfaqësimi i barabartë i shqiptarëve dhe bashkësive tjera në Prokurori Publike”, tha deputeti Grubi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Komisioni për Çështje Evropiane e përfundoi debatin dy ditor ku në rend dite ishin Ligji për Prokurori Publike dhe Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë.

“Komisioni për Çështje Evropiane në kohë rekord përfundoi debatin pa pranuar asnjë amendament. Tani të dy ligjet ndodhet në duart e kryetarit të Kuvendit, i cili pasi të vërtetojë se kemi shumicën prej dy të tretave, e që besoj se e kemi, do ta vendosë për votim. kemi edhe ligje tjera të cilat shpresoj se do të votohen”, tha Grubi.

Ai thotë se tashmë kanë shumicën prej dy të tretave nëse merret parasysh zhvillimi i debatit në komision. Ai shpreson se me ligjet që do të miratohen deri në shpërndarjen e Kuvendit do të jenë argumente të mjaftueshme që të nisen bisedimet për anëtarësim në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori