LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Deklarata është nënshkruar në Shkup dhe nuk i referohet as federalizimit as kantonizimit (Foto)

Grubi: Deklarata është nënshkruar në Shkup dhe nuk i referohet as federalizimit as kantonizimit (Foto)

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Deklarata e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni është hartuar në Shkup dhe nuk i referohen as federalizimit dhe as kantonizimit. Ai ju bën thirrje partive maqedonase që përplasjen e tyre ndërpartiake të mos e bëjnë mbi baza etnike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ivanovi nuk do t’ia jep mandatin Zoran Zaevit
Lexo po ashtu Ivanovi nuk do t’ia jep mandatin Zoran Zaevit

“Deklarata e përbashkët e partive shqiptare të Maqedonisë është nje deklaratë e hartuar në Shkup , nga partitë shqiptare të Maqedonisë dhe për një Maqedoni evropiane. Barazia nuk dëmton askënd, barazia dhe integrimi i brendshëm janë ne funksion të integrimit euro-atlantik. Pikat e veçanta të deklataratës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare rrjedhin nga programet tona zgjedhore, nuk cënojnë në asnjë mënyrë karakterin unitar të shtetit, nuk i referohen as federalizimit, as kantonizimit e as ndarjes së vendit. Përqafimi i kësaj Deklarate nga të gjithë qytetarët është në përputhje me vlerat evropiane. Prandaj, ftoj partitë maqedonase që përplasjen e tyre ndërpartiake mos ta bëjnë mbi baza etnike e aq më pak duke përdorur pjesë të ndara nga deklaratat tona për t’i vënë në kontekstin e histerisë së përplasjes së tyre konceptuale sepse, e para, nuk i shërben të vërtetës, dhe e dyta, është një lojë e rrezikshme”, shkruan Grubi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori