LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Bogoevski ka pasur marrëveshje me OBRM-PDUKM-në për seancën e mbrëmshme (Video)

Grubi: Bogoevski ka pasur marrëveshje me OBRM-PDUKM-në për seancën e mbrëmshme (Video)

Deputeti i BDI-së Artan Grubi, sot në konferencë për shtyp ka treguar qëndrimin e BDI-së në lidhje me ngjarjet në seancën e mbrëmshme, në të cilën duhej të votohej për imunitetin e Trajko Veljanoskit.

Për dallim nga partitë tjera të cilat ndodhitë e mbrëmshme i vlerësojnë si marrëveshje mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së, Artan Grubi tha se ajo që ndodhi në seancën e mbrëmshme ka qenë marrëveshje mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, gjegjësisht kryetarit të Komisionit për Çështje Mandati dhe Imuniteti Pavle Bogoevski, me partinë opozitare, njofton Telegrafi Maqedoni.

I pyetur për krizë eventuale mes partnerëve të koalicionit, Grubi tha se një gjë e tillë nuk ekziston dhe se koalicioni qeverisës do të vazhdojë të funksionojë në mënyrën më të mirë.


Bogoevski: Ne rrezikuam jetën për Xhaferin ndërsa ai dje na bëri budallenj (Foto)
Lexo po ashtu Bogoevski: Ne rrezikuam jetën për Xhaferin ndërsa ai dje na bëri budallenj (Foto)

Ai tha se BDI do të vazhdojë të mbështetë drejtësinë në vend dhe bëri thirrje që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt, të normalizohet situata dhe secili ta kërkojë përgjegjësinë e vetë.

Grubi u pyet edhe për disa pamje që u publikuan në internet, në të cilat ai shihej duke bërë me shenjë në drejtim të Talat Xhaferit, për të cilat tha se i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit që ta ndërpresë fjalimin e koordinatorit të grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski dhe pikën për heqjen e imunitetit të Veljanoskit ta vendos në votim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori