Një grua nga Merilend në SHBA tha se kujtimet e nënës së saj e çuan në fitimin e 50,000 dollarëve në lotari Pick 5.

Gruaja nga qarku Frederick u tha zyrtarëve të lotarisë së Merilendit se bileta që bleu për shortin e 29 prillit në Carroll Fuel, mbante një sërë numrash që i ka për zemër, transmeton Telegrafi.


"Kohët e fundit kam menduar për nënën time, më shumë se zakonisht. Më dha idenë të përdor disa numra nga ditëlindja e saj për numrat e mi Pick 5", tha lojtarja.

Lojtarja tha se kontrolloi rezultatet nga shorti dhe u shokua.

"Ishte vërtet e pabesueshme. Kalova nga gëzimi në dyshim dhe u ktheva përsëri", kujtoi ajo.

Fituesja tha se paratë e çmimit të saj vijnë në kohën e duhur.

"Kemi disa fatura që do të paguhen së shpejti", tha ajo. /Telegrafi/