Një grua u shpreh e bindur se kaloi pranë një ‘fantazme’ në një pyll të çuditshëm në Hawaii pa e kuptuar as vetë.

Kay Borleis po kryente një maratonë në shtigjet e Honolulu Mauka të Hawaiit, kur pretendoi se kishte hasur në atë krijesë, dhe fotografia që vërtetonte këtë ishte shkrepur nga shoqja e saj, Cassie, transmeton Telegrafi.


Në fillim as njëra dhe as tjetra nuk kishin vërejtur ndonjë gjë të pazakontë.

pyllll

Megjithatë, përmes një vështrimi më të afërt në foto mund të detektohet një figurë e tmerrshme e errët që fshihej në pemë duke e shikuar sportisten drejtpërdrejt.

Detajin e kishte vërejtur mamaja e Cassie-t.

Kay mori pjesë në një maratonë në janar të vitit 2019 gjatë një eklipsi hënor, i cili shpesh lidhet me pamje paranormale dhe misterioze.

Të dyja dyshojnë se figura misterioze ishte në fakt shpirti i një luftëtari të lashtë në Hawaii i njohur si Marshuesi i Natës.

“Nuk e kemi parë që dikush të ketë kaluar dhe nuk kishte statuja përgjatë shtigjeve”, deklaroi Kay. /Telegrafi/