Gruaja e pronarit të kompanisë Google, Nicole Shanahan, përmes avokatit të saj ka reaguar për herë të parë mbi çështjen e shumë përfolur të këtyre ditëve.

Avokati përfaqësues e Nicole ka mohuar që klientja e tij të ketë pasur një lidhje me miliarderin Elon Musk.


“Mos bëni gabim ta besoni, çdo sugjerim se Nicole kishte një aferë me Elon Muskin nuk është vetëm një gënjeshtër e plotë, por edhe shpifje”, tha avokati Bryan Freedman për DailyMail në një deklaratë ekskluzive.

Të dielën, Wall Street Journal pretendoi se Musk flinte me gruan e Sergey Brinit (pronarit të Google), Nicole Shanahan, 33 vjeçe - gjë që shërbeu si një katalizator për divorcin e tyre.

musk1

Musk, 51 vjeç, më pas publikoi një fotografi të tij në Twitter duke festuar me Brinin, 48 vjeç, në një përpjekje për të hedhur poshtë pretendimin bombë të gazetës.

Negociatat e divorcit midis Shanahan dhe Brin janë duke vazhduar.

Musk vazhdoi të tregojë acarimin e tij me redaktorin e hetimeve të Wall Street Journal të hënën, duke shkruar në Twitter se ai po përpiqet të shmangë nivelin e 'supernova' të vëmendjes ndaj tij pas thashethemeve se ai flinte me gruan e pronarit të kompanisë Google.

Ai publikoi një fotograf të vetes duke festuar me Sergey Brin të dielën në një përpjekje për të hedhur poshtë pretendimin e gazetës se ai flinte me gruan e Brinit, Nicole, dhe se kjo shërbeu si një katalizator për divorcin e tyre.

musk2

Shanahan është një avokate e arsimuar në Stanford, e cila punon në firmën Bio-Echa, një firmë investimi që derdh para në projekte si nxitja e 'jetëgjatësisë riprodhuese'.

Miliarderi CEO i Tesla-s vazhdoi të ankohej për akuzat që rënduan mbi të, duke shkruar në Twitter: “Vëmendja ndaj meje është bërë ‘supernova’, gjë që është jashtëzakonisht e mbrapshtë. Fatkeqësisht, edhe artikujt e parëndësishëm për mua gjenerojnë shumë klikime”.

“Do të bëj çmos që të jem i përqendruar për të bërë gjëra të dobishme për qytetërimin”, shtoi ai.

Wall Street Journal tha se i qëndronte historisë së saj, e cila pretendon se Musk dhe Shanahan ishin të përfshirë në një aferë në Art Basel në dhjetor të vitit të kaluar, dhe se kjo jo vetëm që ftohte miqësinë e Muskit me Sergeyn, por shërbeu edhe si katalizator për divorcin e tyre.

musk3

“Ne jemi të sigurt në burimet tona dhe qëndrojmë pranë raportimit tonë”, tha një zëdhënës i gazetës për DailyMail.

Musk u pa për herë të fundit në Mykonos javën e kaluar - por avioni i tij fluturoi nga Austin, ku ai jeton, në San Jose të shtunën. Ai u kthye në Austin të dielën, duke ateruar në orën 23:00.

Më herët, ai kishte mohuar të gjithë raportimin e Journal, i cili pretendonte se kishte fjetur me Shanahan në Art Basel në Miami dhjetorin e kaluar.

Themeluesi i Google, Brin bëri kërkesë për divorc në janar, duke përmendur dallimet e papajtueshme si arsyen e ndarjes së tyre.

Çifti kanë një vajzë katërvjeçare.

Brin nuk ka komentuar ende mbi pretendimet e Journal.

Megjithatë, Musk ka i furishëm Twitter, duke akuzuar gazetën - e cila është në pronësi të News Corp të Rupert Murdoch - për raportime të pavërteta.

“WSJ duhet të transmetojë histori që në fakt kanë rëndësi për lexuesit e tyre dhe të kenë bazë të qëndrueshme faktike, jo thashetheme të rastësishme nga palët e treta”, tha njeriu më i pasur në botë.

"Asnjë nga njerëzit kryesorë të përfshirë në këto keqbërje të supozuara nuk u intervistua”, theksoi ai.

"Problemi i vërtetë këtu është se Michael Siconolfi ka zero integritet gazetaresk", tha ai. /Telegrafi/