Vijon operacioni në Abruzzo, aty ku një ortek dëbore ra mbi një hotel, ku ndodheshin 36 persona.

Ndërsa janë nxjerrë tetë persona të gjallë, mes tyre 2 fëmijë, mediat italiane sjellin historinë e një nëne që mbijetoi bashkë me të bijën 43 orë nën rrënoja.


111 8

Nënë e bijë janë nxjerrë nga rrënojat e asaj që ka mbetur nga hotel Rigopiano.

Alarmi i parë i ortekut u dha nga Giampiero Parete në orën 17.40 të së mërkurës 18 janar, dy ditë më parë.

222 4

Ndërkohë forcat e emergjencës po kërkojnë një vajzë të vogël, përcjellin mediat shqiptare.

Është gruaja e Giampiero Parete, i cili ishte jashtë kur orteku ra mbi hotel, e cila është nxjerrë sot nga hoteli që ndodhet i mbuluar nga bora bashkë me një prej fëmijëve, djalin, por vajza ka mbetur brenda.

333 8

“Shkoni tek vajza ime, është në dhomën ngjitur”, ju ka thënë ajo forcave të shpëtimit, që aktualisht janë duke kërkuar për të.

Sipas mediave italiane të mbijetuarit e Hotel Rigopiano për të qëndruar gjallë, ndezën zjarr. Shpëtuesit thanë se ndjenin erë tymi që dilte nga hoteli. Ata ishin të gjithë në hapësirën e kuzhinës.

“Kemi shpresa për të gjetur persona të tjerë gjallë”. Kështu ka deklaruar një prej punonjësve të emergjencës.