LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Michael Schumacher jeton ‘si një e burgosur’ – përditësim i çuditshëm i situatës në familjen e legjendës së Formula 1

Gruaja e Michael Schumacher jeton ‘si një e burgosur’ – përditësim i çuditshëm i situatës në familjen e legjendës së Formula 1

Eddie Jordan ka thënë se gruaja e Michael Schumacher po jeton “si një e burgosur” në përpjekje për të mbajtur të fshehtë shëndetin e ikonës së Formula 1 nga publiku.

Ka pasur pak informacione të publikuara për shëndetin e gjermanit që kur shtatë herë kampioni i botës u përfshi në një aksident të tmerrshëm me ski në vitin 2013.

Corinna Schumacher ka qenë në krah të bashkëshortit të saj gjatë gjithë kohës me familjen duke bërë gjithçka për të ruajtur dëshirën e legjendës së F1 për privatësi.


Shpërndahen fotot të Michael Schumacher që nuk janë parë kurrë - fansat nuk u besojnë syve
Lexo po ashtu Shpërndahen fotot të Michael Schumacher që nuk janë parë kurrë - fansat nuk u besojnë syve

Një rregull “vetëm familjarët” është vendosur për vizitat, megjithëse ish-shefi i Ferrarit, Jean Todt është një nga të vetmit njerëz jashtë rrethit të tyre të ngushtë që i është dhënë akses.

Jordan, i cili i dha Schumacherit debutimin e tij në F1 me ekipin irlandez Jordan-Ford në vitin 1991, është gjithashtu një mik i ngushtë i familjes, por atij nuk i është dhënë akses për vizitë.

Si e tradhtoi ish-shoku i ngushtë Michael Schumacherin, pak çaste nga aksidenti i tmerrshëm me ski
Lexo po ashtu Si e tradhtoi ish-shoku i ngushtë Michael Schumacherin, pak çaste nga aksidenti i tmerrshëm me ski

Ish-shefi i F1 nuk mban mëri dhe lavdëron Corinnan për guximin që ajo ka treguar gjatë dekadës së fundit në trajtimin e situatës së vështirë të burrit të saj.

“Kjo ishte situata më e tmerrshme për Mick dhe Corinna”, deklaroi Jordan për The Sun. “Kanë kaluar gati dhjetë vjet tani dhe Corinna nuk ka mundur të shkojë në një festë, në drekë apo të bëjë gjëra të tjera, ajo është si një e burgosur sepse të gjithë do të dëshironin të flisnin me të për Michael”.

Ku shkoi pasuria mbi 800 milionë eurosh e Schumacher - zbardhet i gjithë skenari
Lexo po ashtu Ku shkoi pasuria mbi 800 milionë eurosh e Schumacher - zbardhet i gjithë skenari

Corinna i ka kushtuar jetën e saj shërimit të bashkëshortit dhe dha një intervistë të rrallë në vitin 2021 për një dokumentar të Netflix për megayllin sportiv gjerman. Ka pasur vetëm informacione të pakta për gjendjen e Schumacher, por Jordan beson se dëshirat e familjes për privatësi duhet të respektohen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori