LAJMI I FUNDIT:

Grimi për 40-vjeçaret

Grimi për 40-vjeçaret

Grimi për 40-vjeçaren është një luks i vërtet, ato zakonisht në këtë moshë janë të zëna me fëmijë dhe karrierë, prandaj kanë fare pak kohë për grim.

Gabi Pallaska
Profesoreshë e grimit

Kjo është është periudha kur femrat janë më të vetëdijshme për efektin e kremrave dhe i përdorin ato me intensive nga brende të cilat i ofrojnë fytyrës krejt ato për çka kanë nevojë.

Grimi i tyre është më shumë i orientuar kah dukja më natyrale dhe freskia e lëkurës. Në moshën 40-vjeçe, grimi duhet të aplikohet me kujdes që mos të jetë shumë i shprehur, pasi që shumë grim do të bëjë femrën të duket më e moshuar. Nuancat duhet të jenë më të lehta dhe t’i përshtaten vijave të fytyrës.

Disa mendojnë që grimi për këtë moshë duhet të jetë i aplikuar minimalisht, kjo nuk është e vërtetë, prandaj përdoren shumë produkte natyrale dhe me shumë përzierje – ‘blending’. /Telegrafi/