LAJMI I FUNDIT:

Grim seksi, i shpejtë dhe i thjeshtë

Grim seksi, i shpejtë dhe i thjeshtë

Nuk ju ka ndodhur ndonjë herë që të jeni duke u ngutur dhe të mos keni kohë që të vini grimin. Ne ju sjellin zgjidhjen dhe këshillat se si të vini grimin për vetëm pesë minuta dhe me atë rast të dukeni seksi dhe e freskët.

Keni një takim ose një festë menjëherë pas pune? Ja 7 ide grimi, me të cilat do të dukeni super, brenda pak momenteve.

Penel sysh i parregullt
Bëni vijën e penelit në qepallën e syrit dhe më pas, me një ton sysh të zi dhe me një furçë, aplikoni tonin mbi të. Përfundoni me rimel në qerpikët e sipërm dhe të poshtëm.

Sy perle
Në sfilatën e pranverës të Chanel, artisti i grimit veproi kështu: aplikoi laps bezhë në cepat e brendshëm të syve. Më pas bëri një penel të zi ne qepallat e sipërme. Ton sysh argjendi vendosi në qepallat e syve dhe një ton ngjyrë perle në pjesën e jashtme të syrit. Hapi i fundit: rimel vetëm në qerpikët e sipërm.


Sy dhe buzë të kuqe
Në sfilatën e Ana Sui-t, artistja e grimit, Pat McGrath, bëri këtë kombinim: ajo përdori ton të kuq sysh në qerpikë, ndërsa në qendër aplikoi ton sysh me shkëlqim të bardhë. E përfundon me buzë të kuqe.

Penel vjollcë
Në qerpikët e syve vijëzoni me penel të zi sysh. Në vijën e poshtme të qerpikëve vizatoni një vijë me laps vjollcë sysh, të cilin më pas e hapni me ndihmën e një furçe.

Sy, faqe e buzë në portokalli të lehtë
Tek Chloe, u përdorën ngjyra të ëmbla karamele tek sytë, faqet, buzët

Buzë e faqe rozë
Përdorni të njëjtën ngjyrë për buzët dhe faqet. Për të përfunduar kalojini buzëve edhe një shkëlqyes.

Buzë çokollate
Në sfilatën e Donna Karan, u përdor çokollata e errët tek buzët. Për të larguar shkëlqimin e buzëkuqit, aplikoni pak pudër në buzë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Fëmijët do të kenë sukses nëse zhvillojnë këto pesë tipare, pohon ekspertja

Fëmijët do të kenë sukses nëse zhvillojnë këto pesë tipare, pohon ekspertja

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Në çift
Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Këshilla dhe arsye
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Në çift
Kalo në kategori