LAJMI I FUNDIT:

Grevë apo çka – ma thoni ju!?

Grevë apo çka – ma thoni ju!?

I mashtruar, gënjyer dhe zhgënjyer, tradhtuar dhe dërmuar, me gënjeshtra përulëse i fyer dhe nënçmuar, i kërcënuar nga joqytetaria, i pambrojtur nga barbaria, i anashkaluar nga injorantët dhe hipokritët, i defaktorizuar nga çdo formë dhe mënyrë e organizimit të jetës familjare, edukativo-kulturore dhe institucionale etj.

Tani menjëherë del një pyetje këtu: “Nga kush”? Dhe, unë do të përgjigjem menjëherë:


Nga hiçat e përhiçat, nga të pa diturit dhe injorantët, nga të pacipët dhe hipokritët, të padenjët dhe mendje-errëtit, të paedukuarit dhe joqytetaria, të pashkolluarit dhe analfabetët, kriminelët dhe mafiozët, nga mosmirënjohësit dhe mediokritët, si edhe shumë e shumë të tjerë të cilët e kapën shtetin dhe pushtetin, e që as mendja nuk po m’i kap dhe regjistron mua tani në këto momente!

E, miq të dashur, vëllezër e motra të gjakut dhe kombit tim shqiptar. Thellësisht jam i befasuar me këtë gjendje të intelektualëve në Kosovë, e mbase edhe në të gjitha trevat tona shqiptare!?

A thua jemi komb i ri e popull i vjetër, dhe si i tillë mbase edhe kemi gabuar dhe gabojmë. Në këtë mënyrë shumë shpejt arrijmë në një konstatim, status apo pozitë dhe pastaj po kaq shpejtë harrojmë.

– Disa komente dhe shkrime apo statuse të cilat i lexova sonte në Facebook.

– Po ashtu duke i dëgjuar edhe lajmet kohëve të fundit në mediat elektronike.

– Disa kujtime, sakrifica dhe vuajtje jo fort të largëta dhe aspak të këndshme.

– Disa lutje të cilat i thosha për nxënësit e mi dhe veten time, sa herë që nisesha për t’i mësuar ata nëpër shtëpi-shkolla.

– Puna dhe djersa ime dhe e kolegëve të mi nëpër shtëpi-shkolla, dy vite të para pa pagesë dhe pjesa tjetër e dekadës punuese me një pagesë formale, apo pothuajse pa pagesë.

– Sakrifica ime dhe e familjes time gjatë tërë këtyre viteve të rrezikshme për popullin tim në përgjithësi, dhe për nxënësit dhe kolegët e mi në veçanti.

– Gjaku i derdhur, jetët e dhëna, të nxënësve dhe kolegëve të rënë për këtë “liri”.

Më obliguan moralisht dhe materialisht të reagoj dhe t’ua them disa pseudopatriotëve disa fjalë si më poshtë:

Ju, të lartëcekurit, ta mbani mirë në mendjen tuaj, dhe kurrë të mos e harroni një gjë: dikush në vendin tone të ‘lirë’ me apo pa qëllim është duke ia afruar gacën barotit. Ju nuk keni të drejtë me i lëndua dhe fyer me gënjeshtra nga më përulëset dhe më poshtërueset, mbi 30.000 (tridhjetëmijë) mësimdhënës që dikur, e jo më larg se para 20 e ca vitesh ishin krenaria e këtij kombi!

Unë qofsha I gabuar, prandaj të më falni të gjithë ju që mendoni se padrejtësisht ju kam fyer me ndonjë fjalë të paqëndrueshme këtu, e që ndoshta nuk e keni pritur nga unë. Edhe një here po ua them, qofsha i gabuar, por vërtetë i lënduar thellë në shpirtin tim: u detyrova ta shkruaj këtë status, vetëm pak çaste pasi që mora një SMS nga ProCredit Banka, nga i cili mësova se për 27 vite përvojë pune në arsim, mua Ali Asllanit 2 (dyshit), ma kishin ngritur pagën vetëm për 22 € (njëzetedy euro), nga gjithsej 55 sa ishte dashur ta bënin sipas marrëveshjes të cilën ata vet e kishin nënshkruar këtyre ditëve!

E kuptuat tani pezmatimin tim, jo sepse mua me dëmtuan materialisht, por që po me fyejnë dhe konsumojnë, mua dhe kolegët me gënjeshtra të përditshme!

Më të dashurit e gjakut dhe kombit tim iliro-shqiptar. unë lutem shumë se ju do ta kuptoni pezmatimin e shpirtit tim. Kjo jo për arsyen se dikush mua mi vodhi 55-22=33€, sepse ne jemi ata që kemi dhënë gjatë gjithë jetës tonë. Por, po më vret hajnia, aq sa po më vret gënjeshtra!

Sa dhembje të madhe po ndjej për këta mediokër dhe mosmirënjohës!

Në trend

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Premier League
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Evropa
Kalo në kategori