Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, ka lansuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Nuse” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Muzika dhe teksti është shkruar nga vet artistja, kurse për aranzhmentin u përkujdes Edlir Begolli.

Screenshot 1 76 Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, Magic Production.

Bukuroshja nga Shqipëria ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klip, në të cilin dhuron edhe performancë.

Screenshot 2 62 Foto: Screenshot/YouTube

Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme me komente nga më të ndryshmet, kryesisht pozitive.

Greta ndryshe vazhdon të jetë një emër i pëlqyer në skenë, pavarësisht se gëzon shumë vite. /Telegrafi/