Edhe një këngë e re pritet që t'i bashkohet gjatë ditës së nesërme estradës muzikore shqiptare.

Greta Koçi kishte paralajmëruar para një muaje se do të sjell projektin e ri muzikor.


Ajo tashmë ka finalizuar xhirimet e këngës së re, e cila në tërësi pritet të publikohet të shtunën (nesër).

gretakoci1 51674684 317082192248580 4706233338252899522 n Gretya Koçi (Foto Instagram)

"Aman", titullohet kënga më e re e zeshkanes, ku disa pjesë të saj janë realizuar në ambiente me dëborë.

"Të shtunën ,ora 12:00. Aman", ka shkruar shkurtimisht bukuroshja duke mos dhënë më tepër detaje.

Kujtojmë se kënga e fundit e artistes në bashkëpunim me Genën, "Si më parë", i cili deri më tani është shikuar mbi 2.6 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Greta ka paralajmëruar edhe këngë të reja që do t'i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/