LAJMI I FUNDIT:

Greqia nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës, por kërkon normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Greqia nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës, por kërkon normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sonte në Beograd me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

I pari i shtetit serb pohoi se bisedimet me Kosovën ishin gjithashtu një nga temat e bisedës dhe se Greqia e kupton qëndrimin e Serbisë.


Kryeministri grek pas takimit tha se e mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpreson që në Ballkan të mbizotërojë një atmosferë bashkëpunimi.

“Ne nuk kemi parë asnjë përparim në muajt e fundit dhe unë e di që Aleksandri është zotuar të vazhdojë negociatat, në mënyrë që të zgjidhet ky problem në një mënyrë të drejtë”, tha Mitsotakis.

Ndërkohë, kur është pyetur për të folur rreth çështjeve rajonale, Vuçiq ka thënë se ka kërkuar nga Greqia të vazhdojë përkrahjen e “integritetit territorial të Serbisë, siç do ta përkrahim ne gjithmonë Athinën”.

Ndryshe, theksojmë Kosova dhe Greqia kanë pasur kontakte më të shpeshta institucionale, por të cilat nuk janë finalizuar me njohje të ndërsjella. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Politikë
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Lajme
Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Politikë
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Lajme
Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Politikë
Kalo në kategori