Qeveria Greke thotë se çështja e emrit do të zgjidhet së shpejti, por vetëm nëse Maqedonia pranon ndryshimet Kushtetuese. Është ky dallimi me Qeverinë vendase e cila insiston në mos ndryshimin e e aktit më të lartë të shtetit. Zëdhënësi i Qeverisë Greke Dimistris Canakopulos tha se cilado marrëveshje që do arrihet mes fqinjëve, duhet të jetë në korniza të asaj që është shkruar në propozim-marrëveshjen e përpiluar nga Athina.
”Vullneti politik është deklarativ nga të dyja anët. Sidoqoftë, ende ekzistojnë çështje teknike, çështje juridike dhe çështje të qëndrimeve diamteralisht të kundërta për këtë kontest. E dini se Qeveria e IRJM-së ka ngritur disa dilema në lidhje me revizionin kushtetues, ne nga ana jonë insistojmë në revizion të Kushtetutës në lidhje me emrin e fqinjit, sepse kjo gjë është e nevojshme që të vlejë kushti “erga omnes”. Në këtë kornizë vazhdojnë bisedimet dhe mendoj se së shpejti do të arrijmë deri te një zgjidhje të pranueshme reciproke” – tha Dimistris Canakopulos, Zëdhënës i Qeverisë Greke.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Greqi, Janis Amanatidis tha se për disa pika është arritur marrëveshje ndërsa për disa të tjera ende po bisedohet dhe negociohet. Sipas tij, po bëhet një vlerësim i bisedimeve të deritanishme i cili do ti raportohet ndërmjetësit Nimic, më 30 mars në Vinenë ku pritet që të jetë takimi i radhës. “Grekët e pavarur”, pjesë e koalicionit qeverisës në Greqi, nuk ndryshojnë nga qëndrimi i tyre kundër përdorimit të termit Maqedonia. Madelena Papadopulu, zëdhënësja e Grekëve të Pavarur, tha se ndryshimet kushtetuese dhe irredentizmi janë pikat kyçe të bisedimeve.
”Ne si Grek të Pavarur nuk pajtohemi me cilëndo qoftë emër që do të përmbajë termin “Maqedonia” ose emra të shenjtëruar. Ky është qëndrimi i Grekëve të Pavarur i thënë që nga dita e parë. Kjo pozitë është e qartë dhe nuk ndryshohet” – deklaroi Madelena Papadopulo, Zëdhënëse e Grekëve të Pavarur.
Gazeta Katimerini nga burime të saja brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke, ka mësuar se rruga deri në gjetjen e një zgjidhjeje do të zgjasë. Kjo media shkruan se në fillim ekzistonte optimizëm se në periudhën, deri para Pashkëve, mund të arrihet një marrëveshje konkrete, e cila do të ratifikohej në prill ose në maj, por në praktikë dallimet dolën shumë më serioze nga ajo që u vlerësua në fillim. Vonesa vjen jo aq shumë për shkak të distancës diplomatike, sa për shkak të pengesave serioze politike me të cilat u ballafaquan të dy qeveritë në muajt paraprak, përfundon e përditshmja Katimerini. /Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova