LAJMI I FUNDIT:

Grenell dhe O’Brien: Marrëveshja është produkt i një pune të gjatë dhe të vështirë

Grenell dhe O’Brien: Marrëveshja është produkt i një pune të gjatë dhe të vështirë

Në një konferencë për media të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, këshilltari i Sigurisë Kombëtare dhe nikoqiri i takimit dyditor Robert O’Brien, tha se Serbia dhe Kosova për vite të tëra kanë qenë të bllokuara në një vend dhe nuk mund të lëviznin, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka bërë diçka që është e jashtëzakonshme.

I pyetur nga gazetarët për kohëzgjatjen e pezullimit të fushatës për njohje nga ana e Kosovës dhe asaj për tërheqjen e njohjeve nga Serbia, O’Brien tha se mendon se kjo “do të jetë ‘ngrirje’ njëvjeçare”, për t’i dhënë hapësirë palëve që të diskutojnë një sërë çështjesh politike, në kuadër të dialogut të Brukselit.

“Ka shumë çështje që do të duhet të diskutohen. Partnerët tanë evropianë do të ofrojnë mbështetje për shumë çështje politike, anëtarësimin në Bashkim Evropian, njohjen reciproke. Ka shumë çështje që do të adresohen nga përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës. Ne do të mbështesim evropianët në trajtimin e këtyre çështjeve”, tha O’Brien.


Në të njëjtën konferencë, i dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, tha se për marrëveshjen është punuar për një kohë të gjatë dhe se ka qenë proces i vështirë.

“Politika ishte e mbërthyer. Të gjithë e dinë këtë. Për dekada, ka pasur bisedime dhe grindje për të njëjtat gjëra, të njëjtat fjalë. Ishte një makth”, tha Grenell, duke shtuar se presidenti Trump u ka sugjeruar “që nëse ata po grinden për gjithçka politike, le të provojmë diçka tjetër”.

Grenell deklaroi se kjo është arsyeja pse ata së pari iu qasen çështjeve ekonomike.

Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

“Nëse do të kishim bërë një gjë tipike politike, nuk do ta kishim këtë marrëveshje,” vuri në dukje Grenell, duke vlerësuar se marrëveshja e arritur do të shtynte të dy ekonomitë dhe të gjithë rajonin përpara.

Ndërsa këshilltari presidentit Trump, njëherësh dhëndër i tij, Jared Kushnertha se marrëveshja shënon një kapitull të ri që kjo amdinistratë e ka bërë për ta bërë botën më të sigurt.

Në Shtëpinë e Bardhë, të premten, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte i pranishëm presidenti amerikan, Donald Trump.

Kosova, sipas marrëveshjes, është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Serbia, në anën tjetër, është pajtuar po ashtu që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori