LAJMI I FUNDIT:

Greenwood ‘ëndërron’ kalimin tek Barcelona, agjentët e tij po punojnë në këtë drejtim

Greenwood ‘ëndërron’ kalimin tek Barcelona, agjentët e tij po punojnë në këtë drejtim

Lojtari i Manchester United, Mason Greenwood, raportohet se u ka thënë agjentëve të tij se kalimi tek Barcelona është ‘ëndrra’ e tij.

Greenëood ka arritur ta rindërtojë karrierën e tij në huazim tek Getafe këtë sezon, me Manchester United që kishte njoftuar për largimin e tij verën e kaluar, pas një hetimi prej gjashtë muajsh për sjelljet e tij jashtë fushës.

22-vjeçari tashmë ka kontribuar në shtatë gola në 16 paraqitje në La Liga, duke bërë kështu që të bie në syrin e gjigantëve spanjollë si Barcelona dhe Real Madridi.


Sipas mediumit anglez The Sun, Greenwood është prioriteti kryesor i Barcelonës, të cilët duan ta kenë atë në radhët e  veta jo më larg se në qershor.

Xavi konfirmon rikthimin e dy yjeve për ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos
Lexo po ashtu Xavi konfirmon rikthimin e dy yjeve për ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos

Për t’i përshpejtuar gjërat, ka qenë vet Greenwood ai i cili i ka kërkuar agjentëve të tij që të bëjnë të pamundurën në mënyrë që destinacioni i tij i radhës të jetë “Camp Nou”.

Raporti shton se United me shumë gjasë do të përfshijë një mori bonusesh në çfarëdo marrëveshje për lojtari, e cila bazohet në ndeshjet që ai luan potencialisht për Barcelonën dhe për Anglinë.

Ylli i Getafes është lidhur gjithashtu me një kalim edhe në Itali, por sidoqoftë dëshira e tij mbetet që të vazhdojë të mbetet pjesë e elitës spanjolle, teksa United është duke pritur një ofertë formale nga blaugranasit gjatë muajve në vazhdim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori