Paraguaiani Miguel Almiron është një nga zbulimet më të mëdha të sezonit në futbollin anglez dhe kjo ndodhi vetëm pesë muaj Jack Grealish ishte tallur me të.

Edhe pse ai u soll si nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Man Cityt, Jack Grealish po përballet me një sërë kritikash, pasi nuk po ofron në fushë atë që pritej që prej tij kur erdhi në klub.


Ai i dha vetes të drejtën të tallej me Almiron në një ndeshje me të cilën paraguaiani nuk kishte asnjë lidhje.

almiron

Pasi Man City fitoi titullin sezonin e kaluar duke kthyer rezultatin ndaj Aston Villas, Grealish shpjegoi arsyet e fitores.

"Ishin dy sekrete. Njëri është Riyad Mahrez. Hiqeni atë nga fusha sa më shpejt të jetë e mundur, luan si Miguel Almiron. Tjetri është Bernardo Silva", kishte thënë Grealish saktësisht pesë muaj më parë.

Por Almironi e kuptoi këtë si një dëshirë për të treguar veten. Që nga fillimi i sezonit të ri, paraguaiani ka luajtur si i rilindur dhe ka regjistruar statistika shumë më të mira se Grealish.

Almiron është bërë titullar i rregullt te Newcastle dhe tashmë ka shënuar pesë gola, duke treguar më të mirët e tij që nga koha kur ka zbarkuar në Ligën Premier.

Trajneri Eddie Howe tha se Almiron nuk është i motivuar nga deklarata e Grealish, por se ai është i motivuar nga dëshira për t'u paraqitur sa më mirë te Newcastle. /Telegrafi/

telegrafi sport app