Grealish shënoi gol në Ligën Premier, nuk kishte gjetur rrjetën që nga dhjetori 2023

Manchester City ka shënuar fitoren ndaj Leicesterit me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 30-të të Ligës Premier.
Goli i hapjes erdhi në minutën e 2-të kur Jack Grealish shënoi nga pasimi i Savinhos.
Ky ishte goli i parë i Grealish në Ligën Premier që nga 16 dhjetori 2023, kur ai shënoi kundër Crystal Palace në një barazim 2-2.
Këtë sezon, Grealish ka kontribuar me 3 gola dhe 5 asistime në 28 ndeshje për klubin.
Sulmuesi anësor Grealish e filloi karrierën e tij në Aston Villa, ku nu në gusht 2021, ai u transferua te Manchester City.
Që atëherë sulmuesi e ka fituar tri herë Ligën Premier, por nuk i ka arritur asnjëherë pritshmëritë e tij. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































