LAJMI I FUNDIT:

Gratë protestojnë në Ditën e Evropës

Gratë protestojnë në Ditën e Evropës

Organizimi i aktivitetit “Integrimi evropian dhe mbështetja për ndërmarrjet e grave”, nga Ministria e Integrimit Evropian, duket se nuk kryer punë, pasi sot në Ditën e Evropës gratë lidershipe nga e gjithë Kosova organizojnë protestë.

Kjo thirrje organizohet nga Gratë Lidershipe të Vitit 2017 të dala nga NDI dhe USAID nga Java e Gruas/Akademia e Grave për Lidership.


“Në emër të të gjitha grave lidershipe nga e gjithë Kosova, të mërkurën më datë 09 maj, duke filluar prej orës 11:00, në sheshin ‘Skënderbeu’, pranë Qeverisë do të organizohet një thirrje proteste për Ditë të Evropës”, thuhet në njoftim.